1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Prishtina – Në këndvështrimin historik dhe kulturor

PDF Print E-mail

Ibrahim FEIMI

Të fillosh dhe të shkruash për Prishtinën është një gjë po aq e bukur sa dhe krenare, sepse historia e këtij qyteti ndërthuret me moment të lavdishmë hitorike dhe patriotike, gjë e cila më në fund u kororëzua më ëndërrën e popullit të saj për pavarësi dhe liri.Pavarësinë dhe lirinë e dikurshme e cila ka qënë simboli dhe parimi i këtij populli të lashtë.Por kush është Prishtina?
Prishtina një qytet i cili për çdo ditë dhe me tepër po ndërtohet dhe zbukurohet, gjë e cila po i vesh pamjen e një metropoli europian. Ndërtime të ndryshme, progress, zhvillim ekonomik , arsimim, kulturë janë këto trendet më të fundit që ofron ky qytet. Por kush ka qënë Prishtina në shekuj? Prej kur e ka zanafillën ky qytet.....?

Historiku
 
Qyteti i Prishtinës shtrihet në bazë të rrafshnaltës së maleve të Argjenda, dhe si dikur Ulpiana, e cila ka pozitë të përshatshmë gjeografike ngase gjendet pikërisht në kryqëzimin e rrugëve parësore kontinentale . Një pozitë e tillë gjeostrategjike ka bërë që historia e Prishtinës të përmbushet me ngjarje të stuhishme dhe të lavdishme.
Qyteti ka pasur dy lumenj tanimë të shtjerrur . Ai rrethohet me një kurorë bregore që përbëhet nga Veterniku dhe Matiçani nga jugu, Pyjet e blerta të Gërmisë të cilat ofrojë një ambient shumë tërheqës dhe çlodhës për banorët nga Lindja dhe Dragodani në perëndim .
Prishtina ka një lartësi mbidetare nga 585 m deri në 600 m, dhe klimë të zbutur kontinentale që do të thotë më ditë të nxheta dhe netë të freksëta malore. Por nqse i referohemi të dhënave relative antike ato dëshmojnë se Prishtina e sotme ishte njëra nga tre qytetet e rëndëshishmë dhe të fortifikuara të Dardanisë, sic quhej atë kohë Kosova e sotme. Këto tre qytete janë : Justiniana Prima sot fshati (Taor) afër Shkupit. Justiniana secounda sot (Ulpiana) afër Prishtinës dhe Justiniopolis sot fshati (Beder) në lindje të Taorit, këto u themeluan nga perandorët e famshëm romakë,me prejardhje Ilire (shqiptare) të lindur në Dardani. Justiniani 527-565. Kështu emërtimi i Prishtinës nën evolimet shekullore nga Justiniana ,Instriana , dhe Pri-istrina u shndërua në Prishtina . Në shekullin e XV ekzistonte në Prishtine “rafinatio argenti” ku përpunohej më të madhe argjendi , pasi që në afërsi të qytetit gjendeshin xehroret e mëdha të Novo Bërdës dhe Trepçës, gjë e cila ndikoi në zhvillimin ekonomik të saj.
Por në shekullin e XVII Prishtina filloi të përjetonte sërish një hov ekonomik . Këtë e ka vërtetuar edhe shkrimtari shqiptar Pjetër Bogdani në raportin Vatanik, i cili e cilëson Prishtinën si qytet të rëndësishëm me 3000 shtëpi , ku Prishtina mbante lidhje tregtare edhe me qytete dalmatine dhe italiane .Po ashtu edhe udhëpërshkruasi i njohur osman Elvia Celebi shënon se në vitin 1660 kishte vizituar Prishtinën .Ai jepte të dhëna shumë të rëndësishme për Prishtinën , mbi histrinë , gjografinë, ekonomine ,kulturen ,traditat etj. Ai shkruante se qyteti kishte 2060 shtëpi një dhe dhykatëshe të ndërtuara nga materiali i fortë dhe të mbuluara me qeremide të cilat ishin të gjera . Shtëpitë ishin të stolisura me avlli ,hardhi rrushi dhe kopështe. Kishte edhe shtëpi bujarësh nga të cilët dalloheshin oborri i Allaj-Begut dhe pallati i Gjyqit. Pastaj Celebiu rrëfen se në çarshi të qytetit gjendej hamami (banja publike) i Sulltan Mehemtit të II . Në përmbyllje Celebiu dëshmon se në çarshi të Prishtinës “ka 300 dyqane” , që në krahasim me madhësinë e qytetit janë pak. Vreshta dhe kopështe kishte me bollëk. Rrushi dhe dardha ishin me famë. Prijësit vendas dhe të shquar janë miq të mëdhenj të të huajve. Ata ishin njerëz të arsimuar të cilët begatitë e veta falas u afrojnë zotërnjive dhe varfanjakëve ,kështu që i huaji nuk mund të mbetet në atë vend për asnjë natë dhe të mos jetë i ftuar nga çdo kush në konak si musafir .
Me kalimin e kohës në shekullin e XIX Prishtina paraqitet si një qytet me 9000 banorë dhe vend shumë i rëndësishëm i tregtisë , ndëmrjet Sarajevës dhe Stambollit. Në Prishtinë atë kohë mbaheshin dy panaire të mëqdha vjetore- ai pranveror dhe ai vjeshtor.Më këtë rast mbledheshin 1500 tregtare vendas dhe të huaj , duke ardhur nga Selaniku, Shkodra ,Nishi, Edrenja , etj. Sot duke qënë kryeqytet i Republikës së Kosovës Prishtina me rrethinë paraqet një qytet të bukur bashkohor, të gërshetuar me gjurmë dhe tipare karakteristike te kulturave të lashta ilire,romake , bizantine, osmane… në thesarin e saj, të trashëguar ndër shekuj , bashkejtojnë objektetet e llojllojshme arkitektonike të dedikimeve të ndryshme , qofshin ato vendzbulime arkeologjike, xhami dhe hahame, kisha dhe manastire apo biblioteka ,muze galeri,teatro, radio dhe tv stacione. Qyteti gjithashtu disponon dhe objekte monumentale , sikurse janë stadiumet futbollistike, hollet sportive multidiciplinore ,hotelet, banka apo komplekset e mëdha , bujqësore , ekonomike dhe industriale .
Në Prishtinë veprojnë shumë asociacione dhe institucione të rëndësishme arsimore kulturore dhe shkencore : Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historise, Instituti i mbrojtjes së monumentve te Kosoves, Muzeu i Kosovës, Universiteti i Prishtines, Rektorati, si dhe shoqata e shkrimtareve, të artisteve figurative, te muzikantëve etj. Atraksione te posaçme gjenden në qytet , si xhamia e Carshisë shekulli XV , xhamia e Fatihut e ndërtuar më 1461 nga Sulltan Mehmeti II , xhamia e Jashar Pashes, Muzeu i Kosovës, Galeria e Arteve , Teatri Kombëtar, Biblioteka Popullore dhe Universitare, Instituti Albanologjik, Pallati i kultures, hamami, shtepia e Emin Gjikut,dhe disa kuarte te tjera karakteristike per shoping dhe zbavijte.
Ndërkaq në rrethinat e qaytetit mund te vizitohen Ulpiana Antike dhe Manastiri i Gracanices mesjetare,Tyrbja e Sultan Muratit i cili u vra ne betejen e Kosoves që u zhvillua në 1389 në këtë qytet. Prishtina si një qytet bashkëkohor me mbi 500.000 banorë ku në të jetojnë nacionalitete të ndryshme, ku shqiptarët përbëjnë mbi 90% të popullatës së përgjithshme të qytetit.

Ekonimia dhe zhvillimi i saj
 
Në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, ekonomia nga dita në ditë po zë vend të rëndësishëm ndërsa numri i bizneseve e në veçanti biznesi privat po avancohet përditë. Kështu, aktualisht në Prishtinë, sektori i buqësisë, gjuetisë dhe pyllarisë përfshijnë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit përfshihen 2 biznese me 31 të punësuar. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistrojnë 16 biznese me 107 punëtorë dhe në industrinë përpunuese 600 biznese me 4.527 punëtorë. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë, ai i ndërtimtarisë 329 biznese me 3.976 punëtorë, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motocikletave, automjeteve dhe artikujve në përdorim personal e shtëpiak numuron 4.203 biznese me 21.026 punëtorë .Po ashtu edhe biznesi i hotelerise dhe restoranteve po avancohet përdite dhe më shume .Keshtu në Prishtinë aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele me 6.584 të punësuar ,ndërsa biznesi i transportit ,magazninimit dhe komunikacionit me 1672 biznese dhe mbi 18.400 njerëz të punësuar. Biznesin e ndërmjetësimit financiar e zhvillojnë 26 biznese me 285 të punësuar .Ndërsa në atë të afarizimit e ushtrojnë 273 biznese me 1252 të punësuar. Aktualisht numri i përgjithshëm i bizneseve në komunën e Prishtinës është 8.412 ndërdsa numri i të punësuarve të përgjithshëm kap shifrën e 73.429 të punësuarve .

Arsimimi

Prishtina si kryeqëndër e Republikës së Kosovës është edhe kryeqëndër e arsmimit dhe edukimit për tërë Kosovën .Aktualisht në komunën e Prishtinës funksionojnë 11 objekte pa përfshirë këtu edhe ato private të mësimit parashkollor me 1561 fëmijë parashkollorë dhe me 196 punëtorë.Në komunën e Prishtinës veprimitartinë e tyre edukative dhe arsimore e zhvillojnë 34 shkolla fillore nga të cilat 14 funksionojnë në qytetin e Prishtinës me rreth 30.000 nxënës dhe 785 mësimdhënës.Në Prishtinë veprimtarinë e tyre edukative dhe arsimore e zhvillojnë edhe 12 shkolla të mesme si dhe Liceu turko-amerikan me gjithsej 12.750 nxënës dhe 785 mësimdhënës.
Në varësi të kësaj duhet theksuar se krahas shtimit të popullsisë dhe lëvizjes së popullatës në drejtim të kryeqytetit është shtuar dukshëm numri i nxënësve dhe me këtë është shtuar edhe nevoja për zgjerimin e rrjetit edukativo –arsimor.Në një të ardhme të afërt është planifikuar që në qytetin e Prishtinës të ngriten 5 objekte për nevoja të shkollimit fillor dhe 2 objekte për nevoja të shkollimit të mesmëm.
Krahas këtyre në Prishtinë janë hapur dhe një sërë Universitete private të cilat kanë kontribuar dhe kanë mundësuar vijimin e studimeve për shumë studnentë. Vlen të përmenden këtu disa universitete si :Universiteti Amerikan, Universiteti Iliria,Univeristeti Pjeter Budi,etj. Gjithashtu edhe Univeristeti i Prishtines i cili ka një traditë 30 vjecare me gjithsej 13 fakultete ku studimet universitare i vijojnë 17.100 studentë.
 
Kultura

Pavarësisht periudhave të rënda që kanë përjetuar banorët e e kryeqytetit të Kosovës banorët e kryeqytetit të Kosovës vazhdimësisht dhe me kontinuitet është zhvilluar një aktivitet i dendur kulturor ku duhet pasur parsyshh se në Prishtinë është ndërthurur kultura e tërë popullit shqiptar që jeton në këtë hapësirë . Shqiptarët përkundër vështirësive të mëdha nga regjimi komunsit arrritëen që në Prishtinë të krijojnë një emmbrion të rëndësishëm kulturor nivelesh të larta dhe atë ta prezantojë sukseshmëm edhe në qëndra të ndryshme të europës .Aktualisht në Prishtinë veprimatrinë e tyre kulturore e zhvillojnë një varg institucionesh shtetërore shumë kulte sportive dhe shoqata të ndryshme.
Prishtina ka Teatrin Kombëtar i cili u themelua menjiherë pas luftës së dytë botërore ndërsa në vitet 90-ta u themelua dhe teatri “Dodona” Po ashtu edhe kinomategrofaia u themelua ne vitet e 70-ta Gjithashtu ne Prishtine funksionon dhe Biblioteka kombëtare dhe disa bibiolteka të tjera në qytet.
Veç këtyre funksionon edhe Akademia e shkencave dhe Arteve të Kosovës Institutli Albanologjik, Arkivi i Kosovës ,Muzeu i Kosovës, Galeria e Arteve dhe shumë institucione të tjera të rëndëshishme.
Edhe në Prishtinë sikruse në qytet e tjera mesatara e moshës është mjaft e re, prandaj dhe rinia zë një vend të rëndëshihmëm në vitalitetin e saj

Mediat

Në kryeqytetin e Kosovës mediat luajnë një rol të rëndëshishëm në fushën e informimit.Pas luftës edhe ky segment fitoi shtrirje të madhe .Aktualisht në Prishtinë përveç shtypit ditor funksionojnë sukseshëm edhe disa shtëpi informative elektronike dhe radiodifuzive. Fillimisht veprimtarine radiofonike e ka filluar Radio Prishtina ne vitin 1945 ndërsa me vendim të Kuvendit të Kosovës në vitin 1976 filloi së funksionuari edhe Televizioni i Prishtinës ,tani u quajtur Radio Televizioni i Kosovës. Përvec RTK tani funksionojnë edhe TV 21 dhe KTV Koha Vision, ndërkohë po aq suksesshëm funskionojnë edhe disa kanale të tjera si Radio Kosova , Radio Dukagjini ,Radio Kosova e Lire,Radio bly sky,Radio plus, etj.
Gjithashtu një vend të rëndësishëm zë dhe sthypi i ditës , si : Koha ditore , Kosova sot, Bota sot, Epoka e re, etj. Po ashtu edhe një sërë botimesh të ndryshme te revistave duke filluar nga ato të përjavshmet e deri tek të përmuajshmet.

Duke përshkruar në mënyrë më të detajuar ja vlen të përmenden disa nga monumnetet dhe institucionet të cilat i japin Prishtinës ngjyrat e një qyteti europioan dhe civilizues.

Biblioteka Kombëtare
 
Biblioteka kombëtare dhe universitare e Kosovës u themelua nëpër flakë ku akoma në disa vende luftohej .Periudha më e lavdishme e saj është nga vitet 1970-1985 . Në vitin 1973 nga 41 punëtorë ajo u zgjerua me 148 punëtorë në vitin 1985 .Ajo i posedonte dhe 12 shërbime specialistike. Në atë kohë ajo zhvillonte bashkëpunim ndërkombëtar me mëse 100 biblioteka kombëtrare dhe shkencore të Botës.Bashkepunim kishte dhe me bibliotekën më të madhe të botës atë të Kongresit Amerikan në Ëashington. Merrte ekzmeplaire të ndryshme nga bibliotekat kombëtare të ish Jugosllavisë.Gjithashtu ajo ka pasur një bashkëpunim edhe me bibliotekën kombëtare të Shqipërisë. Bibiloteka ka publikuar edhe disa botime profesione sikurse ka qënë edhe botimi i revistës profesionale “Biblioteka” dhe një sërë të tjera botimesh.
Projekti madhështor i bibliotekës u hartua nga arkitekti i njohur kroat, Andreja Mutnjakoviç nga Zagrebi. Objekti përbëhet prej 16.500 m2 me dritare zenitale nëpërmes kuplolave(99kupolave).Objekti ka simbole kombëtare shqiptare kupola- plisa,figura ilire etj .
Kjo shtatkatëshe ka sallën e madhe të leximit, sallën e periodit, sallat e kateve të mësipërme,të cialt janë të destinuara për punonjësit shkencorë, dhe tre katet e nëntokës 10 m nën tokë ku është vendosur thesari i saj librat. Aty ka vend për mëse 2 milinon libra. Nëntoka është zgjedhur për shkaqe sigurie në raste luftrash , kushte atmosferike etj.
Biblioteka ka teknologjinë më bashkëkohore për ruajtejen dhe shfrytëzimin e fondeve.Më 1990 okupatori serb futi masat e dhunshme së pari në bibliotekë , duke i përjashtuar të gjithë punonjësit e bibliotekës shqiptare,ndërpreu bashkëpunimin ndërkombëtar duke sjellë kështu dëme të shumta në fondin e bibliotekës.

Muzeu i Kosovës
 
Pa dyshim se muzeu i Kosovës i themeluar ne vitin 1949 paraqet një institucion më rëndësi të veçantë për ruajtjen, mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore. Objekti në të cilin është vendosur muzeu i Kosovës është ndërtuar në fund të shekkullit XIX , për nevojat e ushtrisë turke nga projektuesit austriakë ,dhe për arsye se ky objekt nuk është dizanjuar për muze bëhet rikontrukrimi i brendshëm por pa e prekur pamjen e jashtme të tij për shkak të vlerave arkitektonike dhe pamjes që ai ka është shpallur monument kulture.
Ky muze si një instiucion professional merret me mbledhjen, sistemimin, ruajtjen , publikimin , dhe prezantimin e trashëgimisë kulturoro-historike të Kosovës që nga parahistoria e deri më sot. Në kuadër të tij veprojnë këto seksione : Arkeologjia me Numizmatikën ,Ekologjia, Historia dhe Natyra. Në kuadër të seksioneve funksionojnë edhe shërbimet mbrojtëse të materialit muzeor, dokumentacionit, biblioteka etj. Prej vitit 1956 ky institucion boton dhe revistën profesionale – shkencore “Buletini i Muzeut” si dhe monografi të ekspozitave monografike .
Gjurmët e para të banueshmërisë në Kosovë datojnë prej kohës së gurit(neolitit) para 4300 vjet para krishtit. Kjo e vërtetuar me zbulimet arkeologjike ku vlen të përmendet Tjerrtorja një vendbanim prejhistorik në periferi të Prishtinës afër stacionit të autobuzave . Ky vendbanim shtrihet në nëj sipërfaqe 700 x 200 metrash . Në të janë zbuluar rrënojat e shtepive të periudhës se neolitit , enë qeramike , vegla pune, figura dhe armë të punuara nga guri. Prej të gjithave këtyre zbulimeve dallon dhe Hyjnesha në fron e cila ka një vlerë të veçantë e cila sot është monument i kryeqytetit të Prishtinës. Por krahas këtyre janë zbuluar edhe një sërë zbulimesh të tjera të cfilat dëshmojnë për hershmërinë e ketij vendi dhe kulturën e pasur që ka pasur ky vend , zbulime të tilla janë zbuluar në fshatin Bardhosh ,Grashticë, Keqëkollë,Bardhi i Madh etj.
Sot një sërë objekjtesh kulti dhe fetare të cilat i kanë rezistuar kohës dëshmojnë qartë për këta vizitues historinë dhe kulturën e lashtë të këtij vendi .Ndër to sot mund të përmendim ;
• Vendbanimi Ulpiana që gjendej në afërsi të Prishtinës, në afërsi të Manastirit të Gracanices .
• Manastiri i Gracanicës i cili gjendej në fshatin Gracanicë në afërsi të Prishtinës,
• Xhamia e Carshisë është objekti i parë sakral islam në Prishtinë ,ku themelet e saj i vuri Sulltan Bajaziti më 1389 kurse punërt për ngritjen e saj vazhduan në kohën e Murratit II .
• Xhamia e Madhe , u ndërtua në vitin 1461 kjo datë është në mbishkrim në hyreje të objektit ,ku është shënuar edhe emri i donatorit i cili ishte Mehmeti II Fatihu.
• Hamami i Madh: I cili nuk është ruajtur në gjendje burimore por ai gjendej pranë xhamisë së madhe dhe u ndërtua në shekullin e XV .
• Xhamia e Jashar Pashës; ndodhet ndërmjet Xhamisë së Madhe dhe Xhamisë së Carshisë ku të gjitha këto përbëjnë një tërësi urbano-arkitektonike të vecantë .
• Tyrbja e Murratit : gjendet ne pjesën veriperëndimore të Prishtinës në afërsi të fshatit Mazgjid u ndërtua në vendin ku u vra Sulltan Murrati ne vitin 1389 .
• Përmendorja e trimave të Kosovës: e cila ndodhet në pjesën veripërndimore ne Prishtinës rrugës për në Mitrovicë e cila është ngritur në vitin 1953 nga arkitekti Aleksandër Deroka .

Arkitektuara e vjetër qytetare
 
Arktitektuara e vjetër qytetare zë një vend të rëndësishmë në qytetin e Prishtinës . Ekzemplarët e banesave të vjetra qytetare paraqiten si visar i të kaluarës .Në qoftë së do i shohim me vëmendje material i përdorur është ai i gurit , druri , dhe qerpiqi. Ndër to vlen të vecohen tavanet , hammaet, musandrat , dritaret, dyert e drurit, etj të realizuara me mjeshtri dhe në mënyrë artistike nga mjeshtrit shqiptarë. Nga këto objkete mund të veçojmë :
Shtepia e Emin Gjinikut
Ndërtesa e Akademisë së Shkëncave dhe Arteve
Ndërtesa e Institutit të Mbrojtes së Monumenteve të Kosvës
Dekoracioni piktural i Hajatit të Xhamisë së Madhe etj.

Si përfundim është pamundur që me kaq sa u citua të përshkruhen të gjitha karakteristikat e Prishtinës, por ajo që vlen të thuhet se sot Prishtina po përjeton një zhvillim dhe një progres për të ardhmen .Si një kryeqëndër e Republikës së Kosovës ky qytet për çdo ditë dhe më tepër po i afrohet kreqyteteve europiane gjë e cila e dëshmon kultura dhe emancipimi i banorëve të cilët si qytetarë të saj , e shohin të ardhmen e Prishtinës dhe Kosovës në familjen e madhe europiane.


Shkroi : I. FEIMI

MASTER i Shkencave Juridike
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it