Skepticizmi i intelektualëve perëndimor ndaj botës përtej lëndore
All-llahu i Madhërishëm e veçoi njeriun nga krijesat tjera duke i dhënë mendjen dhe i dhuroi edhe shqisat për të njohur botën. Kështu, nëpërmjet mendjes njeriu merr perceptimet, kupton dhe mediton, nxjerr konkluzione. Por, krahas kësaj Krijuesi i Gjithëfuqishëm nëpërmjet pejgamberëve njeriut i dërgoi shpallje dhe i furnizoi ata me dije mbi qëllimin e jetës, vlerat dhe kualitetet etike dhe ua besoi detyrën që Shpalljen Hyjnore t’ua komunikojnë njerëzve duke ua treguar rrugën e vërtetë.
Përmes pesë shqisave:
shikimit, dëgjimit, nuhatjes, shijimit dhe prekjes, që njeriu i ka si pesë dritare që i janë hapur për të parë botën lëndore, ai merr ndijimet. Njeriu përdor edhe teknina të ndryshme shkencore për ta njohur më shumë botën lëndore. Nëpërmjet shkencës njeriu e kupton më mirë natyrën, e studion dhe e njeh më shumë ndërtimin dhe funksionimin e ligjeve në të.
Mirëpo, përkufizimi i njohjes vetëm në atë që është materiale, duke e privuar nga pranimi i botës së shpirtit, shpalljes dhe të parit përtej botës fizike, është një përkufizim i gjymtë dhe i jo i drejtë. Pretendimi se s’mund të njihet diçka, veçse nëse mund të kapet permes shqisave është i pavërtetë.
Sipas islamit bota mund të kuptohet vetëm në sajë të përputhshmërisë së burimeve diturore shumëdimensionale. Dituria nuk mund të reduktohet në një burim të vetëm. Mendja, pesë shqisat dhe vrojtimi janë konsideruar burime të dijes që nuk konfrontohen me burimin hyjnor – shpalljen.
Dijetarët muslimanë konstatojnë se njeriu mund të arrijë të di dhe të njohë edhe nëpërmjet
të njohurit apriori dhe fitres-natyrës së pastër, nepërmjet mendjes dhe të menduarit e të logjikuarit, nepërmjet fuqisë së brendshme shpirtërore, inspirimit dhe shpalljes.
Njohjen mund ta arrijmë nëpërmjet shqisave, nëpërmjet mendjes, dhe nëpërmjet shpalljes.
Përkrahësit e shkollës ‘pragmatiste’ janë racionalë, kur pohojnë pafuqinë e mendjes për të kuptuar të vërtetën, prandaj ata e reduktojnë fuqinë e mendjes vetëm në njohjen e mjeteve për të arritur qëllimet. Ndërkaq, aftësia e mendjes së njeriut ndonëse është më shumë se kaq, megjithatë ajo është e limituar dhe nuk mund të kuptojë të vërtetën rreth botës metafizike. Vetëm nëpërmjet Shpalljes, duke përdorur mendjen, mund të arrijmë të mësojë të vërtetën për Krijuesin e gjithësisë.
Edhe pse përvoja tregon se është e pamundur, që zbulimet empirike t’i bien ndesh sadopak Kur’anit Famëlartë, duhet nënvizuar se nuk është shkenca matëse e tij, por ai është kriter për të. Çështjet teologjike dhe metafizike, nuk varen nga shkenca, që të presin konfirmimin apo mohimin e tyre, edhe pse ato kurrë s’mundet të përpasen mes tyre.
Me metodat shkencore, nuk mund të fiksohet as ekzistenca, e as mosekzistenca e Zotit. Ndërmjet shkencës dhe fesë, midis racios dhe besimit, nuk ekziston fërkim ose konflikt, por përkundrazi, mund të bëhet fjalë vetëm për bashkëpunim.
Shkenca, për tema studimi merr vetëm fenomenet e observueshme, ndërsa subjektet, që s’mund të vrojtohen, i lë jashtë fokusit të hulumtimit. Themeli i sistemeve mendimore, që nuk bazohen në shkencë, por në scientizëm, si: darvinizmi, bihejviorizmi, psikoanaliza frojdiane, materializmi dhe pozitivizmi etj., të cilat e kanë dhënë kontributin e vet në formimin e modernizimit evropian, është refuzimi i fesë me burim nga Shpallja dhe i urdhëresave dhe ndalesave të Zotit.
Dialogu tolerant, ndëmjet shkencës dhe religjionit, duhet bërë pa tjetër, pra, të zërë fill në supozimin themelor: edhe shkenca, edhe religjioni, duhet të vihen në pozitë të barabartë dhe asnjërës, paraprakisht, nuk guxon t’i mohohet racionaliteti dhe funksionaliteti. Shkenca si zëvendësim i religjionit, dhe arsyeja si zëvendësim i fesë, gjithnjë janë shkatërruar.’
Fakti që ligjet natyrore zbulohen e njihen nuk duhet interpretuar aspak sikur këtej e tutje del e panevojshme të besosh në ekzistencën e një Ligjvënësi dhe Projektuesi të natyrës. Forca, e cila e ka prodhuar me miliarda galaktika dhe fenomene të tjera të mrekullueshme prej materies, është në vetvete një argument për ekzistencën e një udhëheqjeje kompetente, të mençur e të vetëdijshme, e cila ka prurë në ekzistencë një botë të tillë, kaq të përsosur e të mirëllogaritur.
Është e çuditshme se pjesa dërmuese e shkencëtarëve perëndimorë tregohen mospërfillës dhe skeptikë ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me botën përtej botës lëndore. E gjithë ajo që nuk mund të studiohet nëpërmjet shkencës bashkëkohore, sipas tyre, është inekzistente dhe ekzistenca e saj mohohet në mënyrë ‘objektive’.
Kjo do të ishte,
sikur një audiencë e njerëzve të shurdhër në një koncert të vërtetojnë se ata nuk kanë dëgjuar kurrfarë muzike, kurse unanimitetin e opinionit të tyre të marrin si vërtetim të objektivitetit.
Ajni Sinani
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


