Parisi e Berlini kundër Obamas rreth Turqisë
Presidenti amerikan Barack Obama ka mbështetur anëtarësimin e Turqisë në BE, gjatë samitit SHBA-BE në Pragë."Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet t'i qasen myslimanëve si miq, fqinjë dhe partnerë në luftën kundër padrejtësive, intolerancës e dhunës duke ndërtuar marrëdhënie të bazuara në respektin dhe interesat e përbashkëta.
Çuarja përpara e anëtarësimit të Turqisë në BE do të ishte një sinjal i rëndësishëm për angazhimin tuaj dhe të sigurojmë se Turqia është plotësisht e lidhur me Evropën", tha Obama.
Por qëndrimi i Obamas hasi kundërshtimin e menjëhershëm të Francës. Presidenti Sarkozy tha se Turqia i takon Azisë dhe jo Evropës. Një tjetër kundërshtare e Turqisë në BE, Gjermania theksoi se lidhjet mes BE-së dhe Turqisë mbeten një çështje e hapur. Më i përmbajtur ka qenë qëndrimi i presidentit të Komisionit Evropian Barroso lidhur me Turqinë. 21:40:29
/Bota Sot-Online/
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


