1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Rritet numri i viktimave të tërmetit në Itali

PDF Print E-mail

Autoritetet në Itali thonë se më shumë se 90 persona njoftohet të kenë humbur jetën dhe të paktën 1500 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi Italinë Qendrore.

Tërmeti e kishte epiqendrën pranë qytetit mesjetar, Lakuila (L'Aquila) në verilindje të Romës.

Shumë prej ndërtesave shekullore të qytetit janë shkatërruar dhe dëmtime kanë ndodhur në një zonë të gjerë.

Në qendër të qytetit, ndërtesa pas ndërtesash kanë mbetur të shkatërruara.

Një pjesë kanë mbetur gjysëm më këmbë me çarje dhe vrima.

Në disa blloqe apartamentesh që janë rrafshuar, punonjësit e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar.

Ne i pamë se si u zvarritën barkazi për të nxjerrë jashtë ata që kishin mbetur nën rrënoja.

Tërmeti ndodhi në mes të natës në këtë qytet gjysëm mesjetar e gjysëm modern ku jetojnë 70 mijë banorë.

Dëshmitarët okularë folën për goditje të fortë dhe lëkundje të shtëpive të tyre.

Makinat janë shkatërruar prej copëzave të ndërtesave. Shtëpitë janë kthyer nkë një pirg rrënojash.

Zyrtarët thonë se mijëra vetë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe numri i të vdekurve mund të rritet.

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka anuluar një vizitë të planifikuar në Moskë.  19:48:29
 
 
/BBC/