1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Tërmeti në Itali, 179 të vdekur, 250 të zhdukur

PDF Print E-mail

ABRUZO- Ka shkuar në 179 numri i të vdekurve dhe 1500 i të plagosurve nga tërmeti me magnitudë 6.3 që goditi rajonin e Abruzos në Itali në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar gjithë natën kërkimet nën rrënoja në Akuila dhe në qytetet përreth për të gjetur njerëz të tjerë që mund të ndodhen gjallë nën rrenoja, por shpresat sa vijnë dhe shuhen ndërsa rreth 250 persona rezultojnë të zhdukur.

Mbi 50 mijë persona kanë mbetur të pastrehë, ndërsa lëkundje të tjera me magnitudë 4.5 gradë të shkallës riter janë ndjerë edhe sot rreth orës 01.15 minuta. Pranë vendeve ku janë shembur ndërtesat shikon pjestarë familjesh, disa prej të cilëve duken të dëshpëruar. Ata qajnë dhe shqetësimi i tyre është tepër i madh. Disa ende shpresojnë se ekipet e shpëtimit do të jenë në gjendje të nxjerrin nga rrënojat trupat e njerëzve të tyre të afërt. Ata duan të paktën të kenë trupat nëse njerëzit nuk mund të shpëtohen. Shumë nga njerëzit pranë ndërtesave të shembura nuk duan të kthehen në shtëpi. Disa u kthyen vetëm për të marrë disa sende personale.

Një pjesë e të pastrehëve kanë kaluar nataën në tenda, ndërsa vullnetarët kanë mbërritur nga vende të ndryshme të Europës në ndihmë të Italisë. Mes viktimave nga twrmeti i djeshëm ishte dhe një vajzë 4-vjecare nga Shqipëria edhe 4 shqiptare nga Maqedonia. Korrespondentët thonë se qyteti L'Aquila, ku ishte epiqendra e tërmetit, tashmë i ngjan një qyteti fantazmë. Kryeministri Silvio Berluskoni premtoi se askush nuk do të braktiset. Ai anuloi një vizitë të planifikuar në Rusi dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Abruzzo-s ku mendohet se një numër qytezash janë shkatërruar plotësisht. 09:32:42
 
 
/Ballkan Web/