Bota myslimane vlerëson pozitivisht mesazhin e presidentit Obama
Përfaqësues arabë dhe myslimanë po vlerësojnë pozitivisht zotimet e presidentit amerikan për të rindërtuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe botës islame.Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, i tha televizionit se vizita e zotit Obama në Turqi la kujtime të mira tek populli turk dhe shënoi fillimin e një periudhe të re në marrëdhëniet amerikano-turke.
Udhëheqësi i Libisë, Moamar Gadafi tha se presidenti amerikan sjell një farë shprese në një “ambjent imperialist”, siç e quajti ai.
Ministri i jashtëm i Egjiptit, Ahmed Abul Gheit tha se fjalët e presidentit Obama janë një hap i parë me rëndësi për zbutjen e tensioneve të viteve të fundit mes popujve myslimanë dhe Perëndimit.
Gjatë vizitës në Turqi zoti Obama premtoi hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet amerikane me myslimanët dhe pjesën tjetër të botës. Ai po kështu deklaroi se Shetet e Bashkuara nuk do të jenë kurrë në luftë me fenë islame. 16:08:56
/VOA/
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


