1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Universiteti Oksford do të organizojë konferencën "Kur'ani dhe bota bashkëkohore"

PDF Print E-mail

- Një konferencë mbi Kur'anin do të mbahet në Universitetin e Oksfordit në muajin gusht, njofton IRNA.

I bashkë-sponsoruar nga Qendra Kulturore e Republikës Islamike të Iranit në Britani të Madhe dhe Universiteti i Oksfordit, Konferenca "Kur'ani dhe bota bashkëkohore"

është planifikuar për 16-17 gusht.

Dijetarë dhe mendimtarë nga Britania e Madhe, Republika Islamike e Iranit dhe vende të tjera do të jenë të pranishëm në këtë konferencë dy-ditore, e cila ka për qëllim të hedh pak dritë mbi problemet që dalin nga keq-leximi dhe keqkuptimet Kur'anore në botën moderne e në veçanti në atë perëndimore.

'Komunikimi efektiv i Kur'anit në audiencën e shekullit 21, 'Kur'ani dhe sfidat e botës bashkëkohore' , 'si është kuptuar Kur'ani në perëndim', 'pozita e Kur'anit ndaj lojalitetit të ligjit nga shtetet jo islame ndaj pakicave muslimane',' statutet Kur'anore dhe perëndimi dhe e drejta ndërkombëtare ',' përkthimet moderne të Kur'anit në anglisht ', janë temat ët cilat do të diskutohen në këtë konferencë.

Qendra kulturore e Iranit në Londër ka ftuar studiuesit dhe hulumtuesit që të dërgojnë letrat në temat e konferencës për tek sekretariati i kësaj qendre, ose vizitoni ueb faqen, http://www. Quran-institute. org.uk.  21:50:39