Arabia Saudite njohu pavarësinë e Kosovës
PRISHTINE - Arabia Saudite njohu Republikën e Kosovës. Agjencitë e lajmeve kosovare e cilësojnë njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Arabisë Saudite si një njohje më rëndësi të jashtëzakonshme, duke qenë se vjen nga një prej shteteteve kryesore të botës islame. “Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenjë respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.
Burimet flasin se publikimi zyrtar i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Arabisë Saudite do të mund të ndodh në orët e pasdites.
Gjatë ditës pritet edhe konfirmimi formal- zyrtar, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Njohja nga Arabia Saudite shpie numrin e njohjeve të shtetit të Kosovës në 58-të. 16:43:38
/Ballkan Web/
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


