1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Aktivitet me jetimet

PDF Print E-mail

Në fjalën përshëndetëse drejtori i Shoqatës Kulturore Humanitare Burimi  z. Sokol Mandi  theksoi rolin që luan shoqata Burimi në ndihmën dhe përkrahjen, qoftë financiare apo morale dhe edukative ndaj jetimëve dhe familjeve të tyre.
Shoqata Burimi, theksoi ai, shikon si prioritet te saj kontributin për jetimët, duke pasur parasysh se një prej urdhrave dhe këshillave të profetit (paqja qofte me te) është përkujdesja për jetimin!
Kjo përkujdesje merr vlerë edhe më tepër në një kohë kur për këtë shtresë të shoqërisë sonë ka shumë pak organizma që mendojnë për hallet dhe problemet e tyre. Gjithashtu, drejtori i shoqatës shprehu gadishmërinë e shoqatës Burimi dhe të sektorit të jetimëve,  që në të ardhmen të kontribuojnë edhe më tepër për jetimët e rrethit të Shkodrës, në të gjitha drejtimet.
Më pas, teologu Gilamn Kazazi mbajti një kumtesë të shkurtër mbi rëndësinë dhe vlerën e përballimit të sprovave me durim, ku ndër të tjera theksoi:


 “…Me të vërtetë Allahu është me durimtarët” (Kur’an)
“…Allahu i don  durimtarët” (Kur’an)
‘’Nuk i është dhënë ndokujt virtyt më i mirë sesa durimi’’ Hadith
“…Vlera e durimit është në goditjen e parë” Hadith


Allahu i sprovon njerëzit në bazë të forcës së besimit, sprovat e kësaj bote janë shlyerje për gjynahet dhe gabimet tona.
Mërzia dhe shqetësimi për fatkeqësitë e kësaj bote nuk i zgjidhin problemet tona…
Allahu ka sprovuar çdo njeri në këtë botë me fatkeqësi të ndryshme, me vdekje, me varfëri, me sëmundje, etj., etj. Madje, Ai ka sprovuar edhe njerëzit më të dashur për të, siç janë pejgamberët dhe njerëzit e devotshëm!...
Nëse dëshirojmë të na buzëqesh jeta, duhet t’i buzëqeshim ne të parët asaj, dhe rruga për ti buzëqeshur asaj është durimi.
Në fund u organizua edhe një konkurs me fëmijët jetim, mbi dijet që ato kanë për fenë Islame.

This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it