1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

20 të vdekur, 1000 të sëmurur nga gripi i derrave në Meksikë

PDF Print E-mail

Zyrtarët në Qytetin e Meksikos kanë mbyllur shkolla, muzeume dhe objekte të tjera publike për shkak të shpërthimit të gripit të derrave nga i cili kanë vdekur 20 vetë. Ky grip dyshohet të ketë shkaktuar edhe vdekjen e 40 personave të tjerë.

Train riders in Mexico City wear masks after outbreak of swine flu, 24 Apr 2009
Shumë njerëz në kryeqytetin meksikan mbajnë maska në fytyrë dhe sipas autoriteteve, 1 mijë persona janë sëmurur nga ky grip.

Analizat tregojnë se një pjesë e viktimave kanë vdekur nga i njëjti lloj i ri virusi që ka sëmurur 8 vetë në Kaliforni dhe Teksas. Por autoritetet thonë se rastet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të buta dhe të tetë personat janë shëruar. Sipas tyre, asnjë nga pacientët amerikanë nuk kanë patur kontakt me derrat.

Drejtori i Qendros amerikane për Luftën dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Richard Besser, tha se zyrtarët e shëndetësisë nuk e dinë nëse shpërthimi i këtij gripi do të kthehet në një epidemi në shkallë të gjerë. 17:33:54
 
 
/VOA/