Imamët e malajzisë punojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe të kafshëve
Në Malajzi imamët marrin pjesë në luftën për mbrojtjen e kafshëve të egra. Duke përdorur ajetet e Kur'anit ata mundohen ta ngritin vetëdijen në mbrojtjen e disa llojeve më të rrezikuara në botë.Pas kampanjës së suksesshme të vitit të kaluar, kur më shumë se 400 xhami në Terengganu mbajtën ligjërata për mbrojtjen e breshkave, Organizata për mbrojtjen e ambientit (WWF-Malaysia) filloi luftën kundër gjahut të paligjshëm në kafshët e egra.
"Ekzistojnë disa ajete në Kur'an të cilat flasin për përgjegjësinë e qenieve njerëzore në mbrojtje të mjedisit tonë", thotë Umi A' Zuhrah nga programi për mbrojtjen e tigrave brenda WWF-Malaysia. "Liderët fetar kanë autoritet dhe janë shumë të respektuar në bashkësi, andaj ata janë njerëzit adekuat të cilët mundë t'ju bartin mesazhin njerëzve të tjerë".
Në Malajzi jetojnë disa lloje të kafshëve më fascionante dhe më të rrezikuara, përfshirë këtu edhe tigrat dhe elefantët e Azisë. Por, këto dhe shumë lloje tjera janë nën rrezik të madh nga gjahtarët e paligjshëm dhe kërkesa shumë e madhe e pjesëve të tyre të trupit në tregtinë ilegale të kafshëve të egra. 17:59:26
/panda.org/
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


