Obama: do të rifillojnë gjyqet ushtarake për Guantanamon
Presidenti Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë gjyqet ushtarake për personat e dyshuar si terroristë që mbahen në Gjirin Guantanamo.President Barack Obama speaks about credit card debt reform at a town hall style gathering at Rio Rancho High School in Rio Rancho, New Mexico, 14 May 2009
Presidenti Obama tha të premten se komisionet ushtarake janë të përshtatshme për gjykimin e armiqve që shkelin ligjet e luftës nëse këto komisione strukturohen dhe administrohen si duhet.
Presidenti tha se Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts do të njoftojë Kongresin rreth një numri ndryshimesh në rregullat e gjyqeve ushtarake.
Zoti Obama tha se ndryshimet përfshijnë mospërdorimin si provë të deklaratave që janë nxjerrë nga personat e paraburgosur me metoda mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese të marrjes në pyetje si dhe kufizimin e përdorimit të informacioneve të dëgjuara nga një person tjetër.
Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International tha se zoti Obama po shkel një premtim të rëndësishëm të fushatës duke rivënë në funksionim të njëjat komisione ushtarake që ai vetë i quante të dështuara dhe që, sipas organizatës, “janë mjaft difektoze”. 10:02:11
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


