1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

KOMUNITETI SHQIPTAR NË BOSNJE-HERCEGOVINË, FAKTOR I FUQISHËM BASHKËPUNIMI

PDF Print E-mail

Shqipëria do të hapë së shpejti një ambasadë në Sarajevë dhe qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje për të mbështetur dhe ruajtur identitetin kombëtar të komunitetit shqiptar që jeton në Bosnje-Hercegovinë. Gjatë vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Sarajevë, Kryeministri Sali Berisha u prit nga kryetari i shoqatës së shqiptarëve të Bosnje-Hercegovines, z. Muharrem Zenullahu, të cilin e njohu dhe me projektet e qeverisë në këtë drejtim; njoftoi zyra e shtypit pranë qeverisë shqiptare.

“Ju jeni faktor i fuqishëm miqësie dhe bashkëpunimi midis popujve tanë. Shumë prej jush janë biznesmenë dhe ata janë shumë të mirëpritur të investojnë dhe të zhvillojnë biznes në Shqipëri, por edhe të sjellin aty për turizëm familjet dhe miqtë e tyre”, tha Kryeministri Berisha, duke u shprehur i sigurt se këto shkëmbime do të forcojnë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve. Kryeministri u ndal tek kriza e rëndë ekonomike botërore, por nënvizoi se “Shqipëria dhe Bosnja janë nga vendet më pak të prekura nga kjo krizë, sepse ekonomitë e vendeve tona janë zhvilluar në baza shumë solide. Bankat tona janë të shëndosha dhe prandaj ne nuk jemi në krize”.

Ai vuri në dukje se ekonomia shqiptare, në sajë të reformave, ka arritur të thithë shumë investime të huaja. Shqipëria, informoi z. Berisha, ka nivelin më të ulët të taksave në Europë, ndërkohë që qeveria ka krijuar një klimë shumë të përshtatshme për investimet në vend. Kryeministri u ndal dhe tek anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar këtë akt, pas pavarësisë, si më madhorin në historinë e vendit.  Z. Zenullahu vlerësoi kontributin që z.Berisha ka dhënë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai i dhuroi kreut të qeverisë shqiptare një pikturë të një porte, që simbolizon bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor që kanë pasur shqiptarët dhe boshnjakët gjatë gjithë historisë.

Kryeministri përfundoi dje në mbrëmje një vizitë zyrtare dy ditore në Bosnje-Hercegovinë, me ftesë të homologut të tij Nikolla Shpiriç. Gjatë kësaj vizite mes Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës u nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi, që u cilësuan si shumë të rëndësishme për të lehtësuar pasojat e krizës botërore. Kryeministri pati takime dhe me përfaqësues të Parlamentit dhe Presidencës boshnjake, të cilët e vlerësuan Shqipërinë si një shembull për vendin e tyre drejt integrimit. 22:14:34
 
/TVSH/