1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Ndoka: Zemra e Berishës te islamikët

PDF Print E-mail

Nga Eglantina Nasi
 
Ndoka: Mendja dhe zemra e Berishës, te vendet islamike. “Perëndimorët po krijojnë hije të errëta ndaj nesh. Imazh i përkeqësuar në BE, aty ku duam të integrohemi”. Mendja dhe zemra e Berishës ka qenë dhe është te vendet islamike, ndërsa rri dhe propagandon gjatë gjithë kohës politikë për integrim në strukturat evropiane.. Një fakt të tillë e pohon posaçërisht për “Libertas”, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Duke komentuar lëvizjet e fundit diplomatike të Kryeministrit drejt vendeve arabe, si edhe vendimin e qeverisë për aderim në Korporatën Islamike, Ndoka pohon se ato dëshmojnë lidhjet e dyshimta, që Kryeministri ka krijuar prej kohësh me vendet e Konferencës Islamike. “Kryeministri Berisha është kritikuar për një politikë jo transparente dhe lidhjet e dyshimta që ka krijuar me vendet islamike. Ai asnjëherë nuk ka pasur kurajë t’i thotë ato që dëshiron të bëjë dhe është përpjekur gjithmonë që, përmes lidhjeve të dyshimta, të mbajë kontakte të përhershme me botën islame”, komenton Ndoka. Ndërkaq, ai ka akuzuar edhe lojën e dyfishtë të Kryeministrit, e cila insiston në ndjekjen e një politike pro vendeve islamike, duke pretenduar që të futet në Bashkimin Evropian. “Por, një gjë e tillë është e pamundur”, pohon kreu i demokristianë ve, duke parashtruar edhe rrezikun e përkeqësimit të imazhit të Shqipërisë në sytë e perëndimorëve, nga kjo afri e tepruar e Kryeministrit me vendet islamike. Sipas Ndokës, tashmë janë krijuar hije dyshimi ndaj Shqipërisë, mbi lidhjet e dyshimta që qeveria “Berisha” ka krijuar vazhdimisht me vendet e Konferencës Islamike, duke përmendur edhe hapin e fundit, atë të aderimit të vendit tonë në Korporatën Islamike, e cila nuk është gjë tjetër veçse një organizim financiar i vendeve islamike. Marrëveshja rreth saj, e publikuar ekskluzivisht nga “Libertas” në botimin e djeshëm, tregon se si qeveria “Berisha” pranon që vendi ynë, përveç pjesëmarrjes politike në Konferencën Islamike, të ndërhyjë edhe në detajet e organizimit të vendeve anëtare të saj, duke treguar haptazi nota mbështetje dhe harmonie në lidhje me politikat e tyre, të cilat bien ndesh me diplomacinë evropiane, lidhjen me të cilën Berisha nuk kërkon ta sakrifikojë gjithsesi. Por, një pozicionim i tillë i kryqëzuar në udhëkryqin Lindje-Perëndim i Kryeministrit, shihet me mjaft rrezik nga demokristiani Ndoka.
Qeveria, marrëveshje të re me Korporatën Islamike: Sikur të mos mjaftonte ratifikimi i marrëveshjes së aderimit të Shqipërisë në Korporatën Islamike të sektorit privat, dje qeveria nënshkroi një marrëveshje të re me vendet islamike. Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave miratoi në plan marrëveshjen e themelimit të Korporatës Islamike për sigurimin e investimeve dhe të kredive të eksportit. Qeveria e argumenton aderimin në këtë organizëm në mbështetje të ligjit nr. 8371, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Shqipëria do të realizojë tashmë eksporte me vendet e Konferencës Islamike dhe do të marrë edhe kredi e financime prej tyre, duke thelluar edhe më shumë raportet ekzistuese me to. Një gjë e tillë, do të bëjë të dukemi edhe më të afërt me to dhe t’i largohemi fytyrës evropiane, që duam të krijojmë, duke pretenduar integrimin me çdo kusht në strukturat e Bashkimit Evropian.
Opozita, në heshtje të plotë ndaj akteve të “islamizimit” Opozita paraqitet mjaft pasive në lidhje me vendimet e fundit të qeverisë “Berisha” për aderimin e vendit në organizma të dyshimta islamike. Duke e cilësuar thjesht si një marrëveshje të radhës, atë të aderimit të vendit tonë në Korporatat Islamike për eksportet apo sektorin privat, nuk duan të shohin më larg se kaq. Këtë e tregon dhe fakti se ajo ka kaluar pa asnjë kundërshtim në Komisionin e Ligjeve nga deputetët socialistë dhe pritet të ndodhë kështu edhe në Komisionin e Ekonomisë, e më pas në seancë plenare, derisa këto marrëveshje të ligjërohen dhe vendi ynë zyrtarisht të zotërojë vulën e bashkëpunimit të thelluar ekonomik me vendet e Konferencës Islamike.
 
/Gazeta Libertas/