1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Studentët musliman në Melburn: Na ktheni mesxhidin tonë

PDF Print E-mail

Studentët muslimane të Universitetin RMIT në Melburn, të hënën, protestuan për, siç thonë ata, "mungesë të hapësirës për lutje" dhe ekspozim të shqetësimeve seksuale e diskriminimit sepse janë detyruar të mblidhen në hapësira të hapura për ta kryer namazin.

Një numër i madh i studentëve musliman nga Universiteti RMIT, Melburn, si dhe anëtarët e Unionit studentor islam të RMIT-it (ISS) protestuan duke kërkuar hapësira të veçanta për kryerjen e namazit, në vend të qendrës multifetare ekzistuese e cila i plotëson nevojat e të gjitha grupeve fetare.

Atyre u nevojitet hapësirë në kuadër të Universitetit ku vetëm muslimanët do të kryenin namazin pesë herë në ditë. Hapësirat multifetare krijojnë probleme, sepse muslimanët mund ta shfrytëzojnë vetëm për një kohë të caktuar. Andaj muslimanët janë të detyruar që namazin ta kryejnë në korridore, salla dhe përjashta, gjë që shkakton edhe shqetësime seksuale dhe diskriminim të muslimanëve, thuhet në ueb-faqen e ISS-së.

Ata, gjithashtu, thonë se si rezultat i qendrës multifetare, studentët janë të detyruar të falen si në nxehtësi ashtu edhe në të ftohtë. Si pasojë e mosekzistimit të dhomës për lutje, shumë muslimane janë ballafaquar me shqetësime seksuale, keqtrajtime dhe fyerjeve fetare.

prayer

Problemi me hapësirën për lutje në RMIT filloi në vitin 2007 kur mesxhidi, i cili kishte ekzistuar në kuadër të Universitetit, është rrënuar si pjesë e rinovimit të Universitetit. Sipas ISS-së Universiteti ka premtuar hapësirë të re, por më vonë, me hapjen e hapësirës multifetare, shkeli premtimin e dhënë.

Mesxhidi ka ekzistuar 14 vite.

Universiteti u kishte premtuar studentëve musliman ndërtimin e objektit i cili do t'ju mundësonte nevojat e personelit dhe studentëve musliman, gjë që është edhe në formën e shkruar të universitetit.

Shoqata e cila përkrahet nga Unioni nacional i studentëve dhe Unioni i studentëve i RMIT-së, thotë se do të vazhdoj kampanjën për kërkimin e hapësirës së veçantë për muslimanët. "Nuk do të heshtim dhe të bëjmë kompromis për sigurinë dhe lutjet tona, RMIT ka premtuar, prandaj premtimin duhet ta përmbush".

Personeli i Universitetit RMIT përgënjeshtron pohimet e ISS-së, duke quajtur kampanjën e tyre si "të pavolitshme dhe të panevojshme" me insistim që studentët musliman ta fitojnë një vend të përshtatshëm.

Në deklaratën e prorektorit Maddy McMaster thuhet se ekzistojnë hapësira të mjaftueshme për lutjet e të gjithë studentëve në kuadër të tre kampeve të Universitetit.

"Sipas politikës së Universitetit hapësirat për lutje janë mjedise shpirtërore për të gjitha fetë, dhe janë të hapura për të gjithë", tha McMaster. "Në kuadër të hapësirës ekzistuese në kampin tonë do të mundohemi të gjejmë zgjidhje shoqërore", shtoi ajo. Hapësira multifetare është e pranuar nga të gjitha grupacionet, përfshirë edhe fenë muslimane, tha McMaster.

Por, ISS deklaroi se nuk ka ekzistuar formë tjetër, prandaj kanë kaluar në aksion.

Për momentin, ekzistojnë tetë hapësira multifetare. David Barrow, president i Unionit nacional të studentëve, deklaroi se nevoja për hapësira të veçanta muslimane është në rritje, dhe se vetë hapësira është problem.

Me arritjen e madhe të studentëve ndërkombëtar nga vendet muslimane, nevojat e hapësirave për kryerjen e lutjeve muslimane janë të mëdha.  16:36:26

/Islamgjakova/