1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Burrel, përjashtohet nga shkolla 17 vjeçaria me shami

PDF Print E-mail

Florida Kola është nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme "Pjetër Budi" në Burrel, ajo është një besimtare e devotshme e besimit islam prej 8 vitesh. Historia e kësaj besimtareje që mban shami në kokë siç e do feja islame nuk mbaron këtu. Ajo studion në një shkollë laike çka ka hasur në kundërshti të plotë për shkak të veshjes që Florida ka vendosur të mbajë. Prezenca e saj me kokë të mbuluar në ambientet e kësaj shkolle i ka kushtuar, pasi drejtuesit e shkollës i kanë kërkuar që të kthehet në shtëpi me shpjegimin se shkolla është laike dhe nuk mund te pranohen veshje me simbole fetare.

"Kur shkova në shkollë, më përjashtuan për shkak të shamisë që unë mbaj, kjo gjë më bëri të ndjehem shumë keq. Shaminë e kam vendos me dëshirën time, por unë dua që të shkoj edhe në shkollë"- është shprehur Florida.

Pasi është kthyer në shtëpi vajza i ka treguar prindërve për situatën e krijuar jashtë vullnetit të saj. Daja i vajzës Flamur Lleshi ka kërkuar takim me Drejtorinë Arsimore, nga ku ka marrë sqarimin se arsimi parauniversitarë publik ka karakter laik dhe se ndalohet indoktrinimi ideologjik fetarë.

Praktikat që Florida predikon nga mësimet e islamit, duket se do të ketë kosto të lartë të së ardhmes së saj. Daja i Floridës lidhur me këtë ngjarje është drejtuar deri në Prokurorinë e rrethit. Historia e 17 vjeçares nuk është i vetmi rast që femrat që praktikojnë rregullat e fesë islame të mos lejohen të ndjekin studimet në shkollat laike duke i hequr atyre të drejtën e arsimimit.
01:24:22
 
 
/Ballkan Web/