Gara me myslimane
Kosova dhe Serbia po testojnë ndikimin e tyre në kryeqendrat e shteteve myslimane. Përderisa politikanë kosovarë deklarojnë se do të vijnë njohje nga shtetet islamike zyrtarët serbë thonë se këto vende nuk do ta njohin pavarësinë.Rasti i fundit është me Egjiptin i cili sipas Presidentit të Serbisë Boris Tadic nuk do ta njohë Kosovën.
--------
Një garë e re për të fituar sa më shumë njohje respektivisht për të ndaluar ato ka filluar mes Kosovës dhe Serbisë. Liderët serbë si zakonisht janë duke udhëtuar në shtete të ndryshme për të biseduar me zyrtarë të ndryshëm për të parandaluar njohjen e pavarësisë.
Ata me çdo kusht janë duke tentuar që zyrtarëve të ndryshëm që i takojnë në shumë shtete t’ua nxjerrin nga goja një deklaratë që përjashton njohjen e pavarësisë. Por gjatë vizitës në Egjipt , Presidenti i Serbisë Boris Tadic megjithatë e ka transmetuar personalisht pozicionin e Kairos duke thënë se ky vend ende qëndron në pozitat e mëparshme për Kosovën dhe se nuk do ta njoh deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Pala kosovare duket të jenë në dijeni se njohja nga Egjipti vërtetë mbetet një temë e vështirë. Lideri i AKR’së Behgjet Pacolli i cili është involvuar në çështjen e lobimit në një prononcim për Express para disa ditësh ka thënë se me Egjiptin duhet të punohet shumë.
Për vizitë në Egjipt para disa javësh ka qëndruar edhe Myftiu i Kosovës Naim Tërnava.
Por në skenën politike kohëve të fundit janë përmendur disa njohje nga bota arabe.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu kishte folur për njohje nga shtetet e Gjirit Persik, Behgjet Pacolli kishte folur për tri njohje deri në fund të marsit, si dhe Partia e Drejtësisë e cila ka folë për njohje të shpejtë nga Bahreini. Por nga këto shtete ende nuk kanë arritur njohje për pavarësinë e Kosovës.
Pala serbe duket se ka zgjedhur Egjiptin si një nga pikat strategjike dhe me influencë për botën islame për të lobuar kundër pavarësisë. Tadic ka thënë se me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomi. Tadic madje ka thënë se me Egjiptin është arritur edhe marrëveshje për tregti të lirë.
Tadic dhe Mubarak po ashtu kanë folur për bashkëpunimin e Serbisë me Ligën Arabe, Unionin Afrikan dhe Organizatën e Konferencës Islamike, në të cilat Egjipti është anëtar.
Presidenti serb ka informuar presidentin Mubarak rreth idesë që në vitin 2011, në 50 vjetorin e konferencës se parë të Lëvizjes se të Painkuadruarve, Beogradi të jetë mikëpritës i samitit, por jo si kryesues.
Tadic ka thënë që ai ia ka prezantuar këtë ide e cila në mënyrë zyrtare të paraqitet në samitin e Sharm El Sheikh në korrik.
Në delegacionin serb po ashtu ka marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm Vuk Jeremic dhe ai Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Slobodan Milosavljevic.
Lideri i AKR’së ka kritikuar palën kosovare se nuk kanë kërkuar asnjëherë takim me sekretarin e Ligës Arabe Amr Mussa i cili ka qenë edhe ministër i Jashtëm i Egjiptit. Pala serbe e ka bërë këtë.
Pacolli ka takuar Mussa’n gjatë qëndrimit në Doha të Katarit javën e kaluar.
Sipas zyrtartarëve të AKR’së Pacolli kishte kërkuar nga Mussa që shtetet e Ligës Arabe të mos bien peng i propagandës së Beogradit kundër pavarësisë.
Përderisa dy palët kanë prezantuar opinionet e tyre në botën islame mbetet të shihet reagimet nga kjo pjesë e botës. Nëse Indonezia merr vendimin për të njohur pavarësinë, siç ka paralajmëruar Presidenti i këtij vendi, kjo megjithatë mund të jetë një avantazh për palën kosovare. 22:45:47
/Gazeta Expres/
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


