1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Hixhabi-kurora ime

PDF Print E-mail

Falëminderimi qoftë për Allahun, Krijuesin e botëve, paqja e selami i Allahut qoftë për të dërguarin e Allahut, Muhammedin s.a.v.s., familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Llogarisë. Mendoj në hixhabin, mendoj në shaminë time… Më kujtohet se çka njerëzit flasin për ne, gratë që mbajmë hixhab.
Thuhet se ne jemi të imponuara në të, me dhunë, bile disa prej nesh edhe ankohen. Për mu kanë thënë se vëllau im më ka detyruar të mbulohem. Disa edhe haptasi më kanë sulmuar dhe kanë paragjykuar për shaminë time, pasiqë i duket gabim ky veprim.
Por, këto pretendime nuk janë të sakta. Nuk është e vërtet se ne me dhunë dhe të detyruara kemi vendosur shaminë. E vërteta është se ne hixhabin e mbajmë në emër të Allahut xh.sh.Unë hixhabin tim për këtë gjë e dua. Falëminderimi i takoft Allahut që prindërit tanë nuk na kanë bërë probleme të mëdha.
E di që shumë motra mu për këtë gjë ngurojnë ta vendosin hixhabin. Dhe nuk i jap askujt të drejtën të ma marrë kurorën time të cilën e kam fituar, hixhabin tim.
Falëminderimi i takon Allahut i cili udhëzon në rrugën e drejtë. Askush nuk mund ta marr ndjenjën time me vendosjen e hixhabit. Ndjehem e çliruar me hixhabin. Po, kjo është fjala e vërtet. Mendojeni një jetë pa dritë, paramendojeni që në sy të keni mbules 20 vite.
Dhe kështu dalgëngadalë ajo mbulesë të bjerë prej syve dhe të shikoni dritë. Vallë, edhe ju nuk do të ndjeheshit të çliruara?

Liria nga errësira

Kështu unë kam jetuar 20 vite në errësirë, në padituri, në mëkat, me zemër të sëmurë. Vallë, tash është habi për dikë nëse them se ndjehem e çliruar? Falëminderimi i takon Allahut xh.sh. Jeta ime dikur ishte lëshuar në pasionet e mia. Kam punuar atë që kam dashur unë, jam argëtuar, kam dalur jashtë. Thashethemet kanë qenë përditshmëria e ime, ashtu duke pirë kafe me shoqet. Dhe thashethemet vazhdonin vetëm për shoqërinë time! Neve Allahu na ka ruajtur. Mendoj se nëse do të konkuronim me mëkate do të bartnim në makinë të madhe mëkatesh në shpinë.Fiuu.
Dhe me të vërtet ndjehem e çliruar. E çliruar nga të gjitha këto gabime të fëlliqura.

Elhamdulilah! Elhamdulilah! Elhamdulilah!

Edhe pafundësisht herë falëminderimi i takoft Allahut i cili na nxjerri në dritë. Mendoj për ato motra të cilat nuk munden të vendosin hixhab për arsye të ndryshme dhe e kam shumë rënd kur mendohem. E lus Allahun që t`ia lehtësojë. E shkruejta këtë letër duke dëshiruar që edhe të tjerët ta përjetojnë e ta ndjejnë ndjesinë e mbajtjes së hixhabit. Për këtë gjë, njeriu është i lumtur vetëm kur arrinë kënaqësinë e Allahut xh.sh. Zemra me Allahun i mbushet me dashuri, lumturi e ngrohtësi. Unë i kam ndjerë këto dhe e falëminderoj Allahun xh.sh. për këtë gjë.
Falëminderimi te qoft ty o Zoti i të gjitha të mirave, falëminderës për mendjen, shëndetin, prindërit, vëllezërit dhe motrat, ushqimin, ujin, ditën dhe natën. Falëminderimi të qoft o Mëshirues.


“ Falëminderimi i takoft Allahut i cili dashurinë e ka bërë mjet për të arritur deri tek ato që i duam. Bindjen dhe nënshtrimin i ka lënë si dëshmi e dashurisë së sinqert ndaj Tij.”
“ I lavdëruar qoft Ai i cili fuqinë e zemrave e ka orientuar drejtë dashurisë, ashtu si të kërkurar dhe kur ajo është në kërkim e sipër.”( Ibën Kajim el Xhevzije)