Jusufi dhe arti i thirrjes në fe
Derë e punëve të mira që asnjëher nuk mbyllet...
Kjo derë është thirrrja tek Allahu, dera e ligjeve të traditës së mirë. Shpërblimi i Allahut është për atë që bënë thirrje dhe që vepron me atë traditë deri në Ditën e Kijametit. Nëse udhëzon ndonjë njeri në të mirë, gjithëmirësit e tij do të shkruhen edhe ty deri ne Ditën e Kijametit; çdo namaz që ai ka falur, Allahu do ta shkruaj si punë të mirë dhe në llogarinë tënde. Ai djal i ri që ti ke udhëzuar, a nuk ka udhëzuar dikë tjetër? Po, si jo. Edhe ai ka udhëzuar dikë dhe për secilin prej atyre që ti je shkaktar i udhëzimit, Allahu xh.sh. do bëjë që shpërblimet e udhëzimit të tyre të shkruhen në llogarinë tënde. Kështu vazhdon zingjiri i mirësive deri në Ditën e Kijametit. Kështu shtohen dhe rriten punet e mira dhe në Ditën e Kijametit do të thuash: “O Zot, unë i kamë bërë gjithë këto të mira?”
Shpresa e Islamit gjendet te thirrja në Zot
Krahas shpërblimit të madhqë ka, thirrja tek Allahu i Madhëruar është njëkohësiosht shpresa e vetme e Islamit. Islami nuk do të dominojë me topa dhe artileri, me bomba e vrasje, por do të dominojë me atë që ka filluar Pejgamberi alejhi selam. Ai ishte i vetëm mbi këtë tokë, pastaj gjeti shokun e vet, Ebu Bekrin, dhe e filloi me të. U bënë dy, ndërsa të tjerët ishin jobesimtarë. Atëher, si mendon se u bënë 1.2 miliard mysliman në këtë botë?
Ebu Bekri hyri në Islam dhe me te hynë në Islam edhe shtatë burra, pas pak u bënë 77 veta.
Çështja është e thjesht dhe modeste: Zgjoje atë që ke në krah, nëse udhëzohet dhe përmirësohet Islami ynë, atëher përfundon çështja në tërësi:
“Allahu nuk ndryshon gjendjen e ndonjë populli derisa ata të ndryshojnë vetveten”. Errad:11
“Atyre nga mesi juaj që besuan dhe bënë vepra të mira Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotrues në tokë ashtu siq i pati bërë zotrues ata që ishin para tyre”. Nur:55
Bazat e domosdoshme të artit të thirrjes tek Allahu i Madhëruar
1. Morali i mirë
Thirrja tek Allahu ka disa baza dhe bazën e parë vërejmë në thënien e Allahut të Madhëruar: “Ne të shohim se je prej mirëbërësve”. Jusuf:36
Jusufi ishte mirëbërës dhe i moralshëm. Nëse njerëzit nuk e ndiejnë mirësjelljen dhe moralin tënd të mirë, ata nuk do të udhëzohen. E nëse nuk je orator i mirë e të mungon aftësia e të folurit, pork e moral të mirë, dije se shumë njerëz do të udhëzohen.
“Ne të shohim” Jusuf:36, ka dy kuptime këtu, që do të thotë se ata kishin parë ose sjelljen e mirë, ose pamjen e tij.
2. Pamja e mirë
Nëse dëshiron të ndikosh te njerëzit, atëherë ki kujdes për paraqitjen dhe pamjen tënde, ngase gjëja e parë që u bie në sy të tjerëve janë flokët e tu, rrobat e tua dhe mirëmbajtja e tyre. Ki kujdes për pamjen e jashtme dhe të mbrendshme (moralin).
Ki kujdes se si vishesh, vish rrobat e banorëve të vendit tënd e mos u vesh me rroba që populli yt nuk i njeh, një ditë një njeri erdhi te pejgamberi alejhi selam me rroba murgu dhe pejgamberi alejhi selam i tha: “Përse je veshur kështu?” Tha: “Më pëlqen të vishem kështu.” Pejgamberi alejhi selam tha: “ A je murg ti?” Tha: Jo.” Pejgamberi alejhi selam i tha: “Vish rrobat e popullit tënd.”
Nuk prish punë qfar rrobash vesh përderisa nuk i tregojnë vendet e turpshme. Preferohet të vishesh me rrobat e vendit tënd në mënyrë që të ndikosh te banorët e vendit tënd dhe të mos krijosh pengesa mes teje dhe tyre.
3. Shfrytëzimi i talentit në udhëzimin e njerëzve
thotë ajeti kuranor: “Tha: “Nuk ju vjen ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni e që most a di t’ua përshkruaj para se t’ju vijë. Kjo është nga ajo që më mësoi Zoti im(nuk është fall e as prognozë). Unë kamë braktisur fenë e një populli që nuk e beson Zotin dhe botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë.” Jusuf:37
nëse Allahu i Madhëruar të ka dhënë ndonjë dhunti ose talent, shfrytëzoje në udhëzimin e njerëzve në Islam; nëse e njeh mirë kopjuterin, shfrytëzoje në thirrje, mësoju njerëzve kompjuterin dhe njëkohësisht udhëzoj në rrugën e shpëtimit, në rrugën e Allahut.
4. Vetëbesimi larg kryelartësisë dhe mashtrimit
Nëse dëshiron të kesh efekt te njerëzit, atëher mos u ndij i turpshëm gjatë bisedes me ta! Kurr mos u ndij i dobët, tregohu konfident dhe ki besim në thirrjen tënde. Lexo ajetin: “Nuk ju vjen ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni e që most a di t’ua përshkruaj para se t’ju vijë.”
Jusufi iu tha shokëve të burgut se talent ii tij ishe deri në atë shkallësaqë kishte mundësi t’u komentonte se qfar ushqimi do të hanin dhe se qfar shije dhe çfar arome kishte që para se t’u vinte. Ai po u tregon se është shumë i sigurtë për atë që po thotë, por jo me kryelartësi e vetmburrje.
Nga Temimi biri i Hatim Et-Taijit transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:”Kjo çështje (fe) do të mbërrijë atje ku mbrrin nata e dita. Allahu nuk do të lërë shtëpi të banuar e vend në tokë pa future këtë fe me ndihmen e forcës së të fortit ose përmes dobisë së të dobëtit prej jush. Allahu do ta forcoj të fortin me islamin, kurse mosbesimtarin do ta përbuzë me mosbesim”.
Udej ibn Taiji shkoi te pejgamberi alejhi selam dhe a i paraqiti Islamin, por Udeji refuzoi. Pejgamberi alejhi selam it ha:” O Udej, a e di se çfarë të pengon nga Islami?” Tha: “Çfar me pengon nga Islami?” Tha: “ Ti na quan net ë varfër e të dobët, por për Allahun, o Udej (shiko vetëbesimine pejgamberit alejhi selam), do të arrij çështja e kësaj feje aty ku arrin nata e dita, myslimanët do të shpenzojnë pasuri deri në atë shkallë saqë nuk do të ketë kush ta marrë dhe do të dal gruja nga Hira (vend në GadishullinArabik)… A ke dëgjuar për Hiën o Udej? Tha:”Po” a ke shkuar atje, o udej? Tha: “Jo”. Atëherë i tha: “Do të dal gruja nga Hira e do të shkojë të bëjë tavafin rreth Qabes pa apsur frikë dikë tjetër përveë Allahut të Madhëruar.”
Udeji tregon: “Kur pashë vetëbesimin e Pejgamberit alejhi selam, i besova. Kur vdiq Pejgamberi alejhi selam, profecia e tij u realizua. Pashë se si gruja nga Hira shkonte dhe bënte tavafin rreth shtëpisë së Zotit dhe nuk kishte frikë askënd përveç Allahut, ndërsa feja e Allahut u shtri atje ku shtrihet nata e dita. E tani jam duke pritur të tretën, të shpërndahet pasuria deri në atë shkallë saqë nuk do të gjendet ndonjë nevojtar për ta marrë.”
5. Duaji njerëzit dhe kujdesu për ta
Allahu e bëri zemrën derë përmes së cilës mund të hyhet në mendjet e të tjerëve. Këtë kuptim nxjerrim nga ajeti: “ O shokët e mi të burgut”. Jusuf:39, po kush ishin ata dy shokë? Njëri prej tyre ishte shërbetori që i jepte verën mbretit. Por a është e natyrshme që Jusufi ta quaj shërbyesin e alkoolit shok? Kjo është dashuria e Jusufit për të mirën e tyre dhe për thirrjen në Zot. Dije se njerëzit nuk do të duan nëse nuk i do dhe nuk kujdesesh për ta. Thirrja në rrugë të Allahut është dashuri. Shiko besimtarin e quajtur jasin. Çfar i bënë fshatarët e vendit të tij? Ata e vranë atë: “Iu tha:Hy në xhenet!” Tha: Ah, sikur populli im ta dinte këtë!” Jasin:26
A mund t’i duash njerëzit në këtë menyrë? Me çfar do t’i duash njerëzit? Nëse dëshiron t’i tërheqësh njerëzit e t’i bësh të të duan, vepro si më psohtë.
A) Jepu dhurata
pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Jepni njëri-tjetrit dhurata dhe do të duheni.”
Safvan bin Ummeje thotë: “E urreja Muhamedin aq shumë, sa s’ka më. E erdhi dita e Hunejnit dhe ai më jepte e më jepte vazhdimisht, derisa fillova ta dua aq fort, sa s’ka më.”
B) Vizitoji njerëzit
Pejgamberi alejhi selam thotë: “Nuk ka ndonjë besimtar që viziton vëllain e tij për hir të Allahut dhe që Allahu të mos i dërgojë një engjëll që i shkon mbrapa e i thotë: “U bëfsh mirë dhe mirë u bëfshin hapat e tu dhe me të mirë hyfsh në xhenet.”
C) Fjala
Disa njerëz përdorin shprehje të ashpëra e brutale kur i ftojnë njerëzit në fenë e Allahut. Një njeri i tha babait të vet: -Nëse vazhdon të bëshë këto punë nuk do të hysh në xhenet! Sa fajlë e ashpër! A i flet dikush prej jush babait në këtë menyrë?
Përdorëni fjalë të buta e të ëmbëla, ashtu siç u drejtohej Pejgamberi alejhi selam sahabëve. Në mesin e sahabëve ishte një njeri që quhej Zahir. Ai kishte fytyrë të prishur dhe sahabët i rrin larg për shkak të fytyrës së tij. Pejgamberi alejhi selam i shkon Zahirit pas shpine dhe e merr në qafë. Zahiri duke mos ditur se kush ishte ai që e përqafoi, thotë me zë të lartë: “Kush je ti? Më liro, m’i lesho duart!
Pejgamberi alejhi selami hapi duart dhe Zahiri u kthye të shikonte se kush ishte. Pa para vetes pejgamberin alejhi selam dhe e përqafoi. Zahiri tregon e thotë: “Asnjëher nuk jam ndier më i gëzuar se në atë rast kur trupi im preku trupin e Pejgamberit alejhi selam.” Pastaj pejgamberi alejhi selam tha:” Kush blen këtë rob?” Zahiri tha: “Do më gjesh mall që nuk shitet dhe të pavlerë, o i Dërguar i Allahut.” Ai e përseriti dy herë, kurse pejgamberi alejhi selam ia ktheu: “Por je shumë i vlefshëm tek Allahu.”
Sa fjalë e mirë , sa e ndjeshme dhe sa e prekshme!
D) Tregoje interesin tënd për njerëzit
Ebu Bekri r.a. dhe Pejgamberi alejhi selam shkuan te një fis, Ebu Bekri i tha Pejgamberit alejhi selam se në këtkë fis gjendet një poet, që quhej Ka’b. pejgamberi alejhi selam e kuptoi se duhet të tregonte interesim për të dhe kur hynë aty, Ebu Bekri nisi ta prezantojë Pejgamberin alejhi selam dhe çdo pjestar të fisit dhe Pejgamberi alejhi selam i përshendeste një nga një. Kur i erdhi radha poetit, Ebu Bekri i tha:”Ky është Ka’bi, o i Dërguar i Zotit.” Pejgamberi alejhi selam tha: “Poeti.” Ky njeri më pas tregon: “E desha Pejgamberin alejhi selam shumë prej çastit kur tha:”Poeti.”
E) Buzëqeshu njerëzve përherë
Pejgamberi alejhi selam thotë: “Buzëqeshja ndaj vëllait është sadaka, urdhëri në të mirë dhe ndalimi nga e e keqja është sadaka, udhëzimi it ë humburit është sadaka, t’i mundësosh shikim atij që nuk sheh(ta ndihmosh në ecje) është sadaka, heqja e ndonjë guri, ferre a kcke nga rruga është sadaka, zbrazja nga kova jote në kovën e vëllait tënd është sadaka.”
Le të kujdesemi që përmes buzëqeshjes Allahu të udhëzoj dikë. Por a buzëqesh kush me këtë qëllim?
6. Interesohu që të zgjidhësh problemet e njerëzve
Mundohu t’i ndihmosh njerëzit në zgjidhjen e problemeve të tyre. Fjala e parë që u tha Jusufi dy shokëve të burgut kur ia treguan ëndrrat e tyre ishte:
“Nuk ju vjen ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni e që unë most ë di t’ua përshkruaj atë para se t’ju vijë.” Jusuf:37
Ai u interesua menjëherë për zgjidhjen e problemeve të tyre, edhe pse kishte mundësi t’u thoshte:
Lëreni këto fjalë pa kuptim, lërini ëndrrat, por ejani të bisedojm për fenë. Ju jeni jobesimtarë dhe keni nevojë për fe dhe udhëzim. Ti o shërbetor i pijeve do të hysh në xhehenm me që përdor alkoolin!
Jo, nuk veproi ashtu. Nuk e filloi me ta në atë menyrë, pasi kishte menyrën e vet të thirrjes në Allah:” Bëju mirë njerëzve dhe ua pushton zemrat.”
7. Mos këmbëngul në thirrje
Ajo që e dëmton më shumë thirrjen është këmbëngulja e disa njerëzve për të ftuar dikë në Islam. Mos këmbëngul shumë, se kjo mund ta largojë atë nga feja. Sahabët tregojnë se Pejgamberi alejhi selam disa ditë u fliste dhe i udhëzonte, e disa ditë jo. Pra, Pejgamberi alejhi selam nuk u fliste vazhdimisht. Edhe Jusufi alejhi selam e filloi biseden me shoket e tij të burgut rreth ushqimit dhe riskut, pastaj u foli për fe. Bisedo edhe ti me njerëz për atë që ata duan, bisedo për sportin, për kulturën dhe për çështje të shtëpisë.
Do t’ju tregoj një tregim që më nuk e di kush, pasi më ka ndodhur mua. Isha në vitine tret të shkollës së mesme. Dëshiroja që Allahu të udhëzonte përmes meje një njeri të cilin e doja shumë. Ky ishte njeriu i parë që besoja se do ta merrja për dore në rrugën e Allahut. Besoja plotësisht se kasetat e magnetofonit ishin mjeti i duhur dhe i vetëm që ua ngjallte interesimin njerëzve për udhëzimin hyjnor, kështu që ia dhash kaseten dhe i thash ta dëgjonte se me siguri do t’i pëlqente. Ai e mori dhe më vonë ma ktheu prapë. Unë e pyeta: “A e dëgjove?” Më tha:”Jo.” U çudita dhe i thash sërish: “Dëgjoje.” Ai e mori dhe iku. Kur e takova prap, e pyeta ; “ A e dëgjove?” Tha: “Jo!” Gati sa nuk u qmenda!
Shikoje rininë! Mendoja se njerëzit nuk udhëzohen ndryshe vetëm përmes asaj që më kishte udhëzuar mua, por gabohesha.
Atëher i thash: “Eja të shkojmë në shtëpi së bashku dhe ta dëgjojmë kasetën.” Shkuam në shtëpinë e tij, ai e vuri kasetën në magnetofon dhe doli nga dhoma! U mendova me të në këtë menyrë rreth dy-tre muaj, derisa më takoi një ditë dhe më tha se kishte parë ëndërr se unë e kisha lidh dhe e kisha bë që ta dëgjojë atë kasetë. Kjo i dha fund shoqërimit tonë përfundimisht. Përse? Sepse ajo që bëja ishte xhelozi për Islamin pa dije e pa mend, por kam mësuar shumë nga ai qëndrim.
8. Gjej ndonjë metodë tërheqëse
Shiko se qfar i tërheq njerëzit, qfar e zgjon interesimin e tyre për ty dhe i bënë që të të dëgjojnë. Këta dy burra e pyeten Jusufin alejhi selam rreth ëndrrave të tyre dhe prisnin prej tij komentimin e ëndrrës, kurse Jusufi alejhi selam dëshironte t’i ftonte në besim. Po t’ua shpjegonte ëndrrën në fillim, ata nuk do ta dëgjonin më vonë, prandaj Jusufi alejhi selam e la komentimin e ëndrrës për fund. A e sheh këtë metodë tërheqëse?
Nëse të vjen ndonjë shokë dhe dëshiron të të flsë për kompjuterët, mos ia nis bisedës menjëher për kompjuterët, por flit rreth përfitimeve të përdorimit të kopjuterit në qështjet fetare dhe pastaj bisedo me të për qështjen që i intereson atij.
9. Bisedën drejtoja mendjes dhe jo vetëm emocioneve
Ki kujdes që t’i flasësh mendjes dhe jo vetëm emocioneve, se ajo është më e dobishme. Shiko se si u flet Jusufi dy shokëve te burgut: “ O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm apo Allahu, i vetmi ngadhnjimtar?!” Jusuf:39
Shumë prej nesh ndalen dhe bisedojnë me shokun në aspektin emocional, duke i thënë:- Vërtetë feja është shumë e mirë dhe unë kam shumë dëshirë që ti të udhëzohesh e të jesh fetar.
Kjo fjalë është e mirë, por i duhet folur mendjës më mirë si për shembull: Përse jemi krijuar? Kurt ë vdesim, ku do të shkojmë, ç’do të ndodhë? A do ta jetosh jetën pa objektiva dhe pa qëllime? Kalo kështu në mes mendjës dhe emocioneve.
10. Kujto mirësitë që të dha Allahu
Kur t’ua kujtosh njerëzve mirësitë që Allahu të ka dhënë ty dhe atyre, zemrat zbuten dhe dëgjojnë fjalën e Allahut. Ja Jusufi alejhi selam thotë: “Ky (besimi dhe dhunëtitë e Allahut) është dhuratë e madhe nga Allahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën.” Jusuf:38
11. Bisedo me njerëzit me edukatë dhe oratori
Megjithëse shokët e burgut ishin jobesimtarë, Jusufi alejhi selam nuk i quajti të tillë dhe nuk i fyeu, por u foli për veten e tij duke u thënë: “Unë kam lënë besimin e një populli që nuk besonin Allahun.” Jusuf 37. Ai nuk u tha atyre drejpërdrejt se ishin jobesimtarë, por shtoi: “A është më mirë të adhurohen shumë zota apo të adhurohet Allahu?”
Ruaju e mos gabo të shkosh e t’i thuash dikujt: “Ti do të shkosh në xhehenem sepse bën këtë e këtë , se je i poshtër dhe i pamoralshëm”, por kërko shprehjet më të buta e më të ndjeshme. Omeri, Allahu qoft i kënaqur me të, thotë: “Për Allahun, sikur të mos ishin tri gjëra do të dëshiroja të lija dynjanë:… të ulem me njerëz që i zgjedhin fjalët e mira ashtu siç i zgjedhin edhe frutat.”
Shiko mënyrën e bukur të të folurit të Jusufit alejhi selam dhe edukatën e tij. Ai nuk i tha atij që do të dënohej me vdekje: “O ti ishkretë do të vritesh”, por tha: “O ju dy shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i jep të pijë verë zotrisë së vet, kurse tjetri do të varet dhe shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim ka marr fund.” Jusuf:41
Ai nuk dëshiron ta ngushtoj atë me fjalë, por tha: “Njëri prej jush,… kurse tjetri…” Fatëkeqësisht, në shumë raste ne i largojm vetë njerëzit me menyrën se si flasim. Ju lutem, zgjidhni fjalët dhe zbukurojini ato.
Një njeri shkoi te Harun Rashidi, i cili ishte kalif i myslimanëve, dhe filloi ta këshillojë. Gjatë këshillimit përdori shumë shprehje të ashpëra e të vrazhdaqë e largonin njeriun nga feja dhe nuk e afronin. Haruni i tha: “O ti njeri, për Zotin, kush prej nesh është më i keq tek Allahu, unë apo faraoni?!” Tha:”Faraoni.” Pastaj tha: “Kush është më i dashur tek Allahu, ti apo Musai?!” Tha: “Musai alejhi selam” Haruni i tha: “O njeri, Allahu caktoi Musain alejhi selam, i cili ishte më i mirë se ti, që të shkonte te faraoni, i cili ishte më i keq se unë, dhe i tha: “Thuaji fjalë të buta.” Taha:44
12. Hape zemrën për njerëzit
Mos u bëj i paqartë me njerëzit, mos ji i mbyllur dhe i izoluar. Nëse ai të cilit if let ndien se je libër i hapur e mund të të lexojë, ai do të pranojë që të merresh me të. Shiko Jusufin alejhi selam, së par ii njohu ata me veten e tij: “Kam ndjekur fenë e prindërve të mi, Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit.” Jusuf:38
13. Kujto ahiretin
Me thirrjen tënde njerëzve duhet t’ua kujtosh ahiretin qoftë edhe me ndonjë shprehje të vogël e të shkurtër, duhet t’ua kujtosh xhenetin e xhehenemin, Ditën e Kijametit.
Jusufi alejhi selam thotë: “Ata nuk besonin në Ditën e Ahiretit.” Jusuf:37
14. Bëhu xheloz për Islamin
Kjo përmbledh gjithëqka që u tha:
“A shumë zota të ndarë janë më mirë apo Allahu, Një i Gjithëpushtetshmi?” Jusuf:39
Kjo xhelozi e tij për Islamin filloi në kohën kur ishte në burg, aty filloi të thërrasë njerëzit në rrugën e Allahut. Aty gjithashtu doli në pah guximi i tij për të vërtetën. Ai nuk ndihej keq kur thërriste në rrugën e Allahut edhe kriminelët. Xhelozia për Islamin nuk vjenë pa u jetësuar Islami edhe praktikisht, pa zbritur në tokën e realitetit dhe të eksperiencës, prandaj duhet të fillosh t’i thërrasësh njerëzit. Njerëzit do të tallen njëher me ty dhe fytyra jote do të skuqet derisa të mësohesh me thirrjen në rrugën e Allahut, por duhet të tregohesh i durueshëm në thirrjen tënde. Mos e humb shpresën nëse i sheh duke bërë mëkate, mundohu të kesh më shumë zgjidhje në thirrjen tënde, nganjëher mbylli sytë, nganjëher tregohu durimtar e nganjëher tërhiqja vëmendjen me këshilla.
Ebu Hanifja, Allahu qoft i kënaqur me të, ishte në një senacë mësimi. Ai kishte një fqinjë, një djal të ri që pinte alkool. E kur alkooli fillonte ta bënte për vete, ai këndonte e fliste me zë të lartë: “Më humbën mua. Eh, çfar djali kanë humbur!”
Dhe Ebu Hanifja i duronte këto britma. Por një ditë nuk e kishte dëgjuar të bërtiste si qdo natë dhe pyeti përse nuk po dëgjohej më. I thanë se atë djalë e kishte arrestuar policia. Ebu Hanife shkoi në polici dhe kërkoi prej tyre që ta merrte e ta qonte në shtëpi. Ata e lejuan dhe imami e mori me vete në mushkën e tij. Djlai i ri ishte i habitur dhe nuk po besonte se qpo ndodhte. A ishte ky njeriu që e kishte bezdisur kaq shumë?!
Imami nuk kishte thënë asgjë gjatë rrugës. Kur mbërritën para shtëpisë, e mori për dore, e futi në shtëpi e pastaj i tha: A të kemi humbur, o djalë i ri?
Kurse ai ia ktheu: Për Allahun, nuk do të pi më alkool!
Shiko, vëlla i dashur, nganjëher heshtja është shërim e kurim, një derë për të hyrë në zemrat e njerëezve.
Shkëputur nga Librir: “Jusufi alejhi selam” i autorit Amër Halid
Boton: Shtëpia Botuse: Dituria Islame- Prishtinë
Prof. Skender Mehmeti; Imam në Xhaminë e Lipjanit
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


