1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Post-modernizmi sekularist dhe religjioni si alternativë

PDF Print E-mail

Hasan Bello

Parantezë

Deklarata e Ministrit te Arsimit mbi përjashtimin e dy vajzave te mbuluara ne një shkolle te Burrelit veç reagimit nga KMSh dhe nje pjese e opinionit publik nuk ngjalli ndonjë nisme, për ti dhënë fund nje here e mire kësaj çështje,duke hartuar dispozita ligjore te cilat do te shmangnin përdorimin here pas here te problemit ne fjale. Abuzimi i drejtuesve lokal te arsimit dhe neglizhenca e shtetit për një vendim normativ te prere siç duket le hapur një shteg te rrezikshëm. Nismat personale qofte pro apo kundra vajzave te mbuluara tregojnë mungese serioziteti në një shtet ku predendohet se mbrohen te drejtat e njeriut dhe demokracia.

1. Nga “iluminizmi” ne “post-modernizë m”

Përjashtimi i çdo mendimi te lire,filozofie dhe novacioni shkencore qe s'ishte ne përputhje me ideologjinë mesjetare te kishës romane i hapi rruge nje rryme tjeter te te menduari,siç ishte iluminizmi. Filozofët e kësaj rryme,e sidomos ata francez si Volteri, Dideroi, Rusoi etj, iu kundërvunë besimit ne Zot ne mase,duke tentuar qe t'a zhveshin njeriun nga vlerat morale dhe religjioze. Qe nga ajo kohe ne vendet perëndimore religjioni erdhi duke u zbehur,feja u be diçka personale.


Me daljen ne skene te pozitivizmit dhe racionalizmit individi u largua akoma me shume,duke pare si alternativ shtigje te reja te cilat pretendonin t'i siguronin atij jetën dhe lumturinë në toke.Emra te tille si Darvini (1809-1882), Niçe(1844-1900) , Hegel(1770-1831) , Kant(1724-1804) , Marksi(1818- 1883) dhe Frojdi(1859- 1939) me idetë e tyre mbi fenë ndikuan ne shoqëri qe shume kush te mendonte se ajo sish gje tjetër veçse mitologji,legjende dhe trillim e cila kishte lindur nga nevoja qe njerëzit kishin pasur,per t'iu përgjigjur fenomeneve te ndryshme natyrore. Se me fe merreshin vetem njerëz te cilet ishin te prapambetur nga ana e intelektit. Per te ardhur ne fund me “deklaratën” e Niçes ne shek.XIX-te se “Zoti vdiq”.

Pikerisht mbi një shtrat te tille botëkuptimor lindi dhe u zhvillua modernizmi dhe post-modernizmi, per te cilat vlerat nuk kanë rendësi, argëtimi dhe kënaqësia janë thelbësore,morali u flak ne emër te lirisë pa kufi etj.

Si rezultat gjendemi përballë një tabloje te tille, kështu në Amerike pothuajse çdo individ ka nje psikolog,divorci rritet me shifra te mëdha, gjithnjë e me shume shtohet numri i grave qe duan fëmijë,por jo dhe burrat,familja gjendet nen sulme te fuqishme,ndërkohë qe vetëm nga nje familje e shëndoshë mund rrjedhe nje shoqeri e tille. Kjo situate pak a shume reflektohet dhe tek ne,krimi brenda familjes dhe dukuri te tjera devijuese dëgjohen përditë e me shume.

2.”Morali” dhe shoqëria pa “Religjionin”

Krijimi i nje shoqërie te “pastër” jo religjoze eshte nje eksperience e deshtuar dhe me kosto te larte,Revolucioni Kulturor Kinez i viteve 60-te se bashku me pervojen shqiptare te 67-ës perben nje kampion historik. Edhe Frojdi,nje armik i madh i fese vlerësonte rolin qe ajo kishte luajtur,sipas tij: “Është jashtë çdo dyshimi se feja i solli shërbime te mëdha kulturës njerëzore dhe kontribuoi tepër ne kufizimin e instinkteve antishoqërore dhe individuale. ..Inventari shoqëror, ndofta me i rëndësishmi i nje kulture,janë koncepcionet e saj fetare...Vetë m me zotërimin e favorshëm te paragjykimeve teistike,u sigurua rregulli moral i botes”.

Ne te njëjtën linje me Frojdin nje autore tjetër, Dr.Paul Natorp, duke theksuar nevojën e fesë shkruan se: “Një shoqëri qe nuk mbështetet mbi idene e religjiozitetit s'e ka bazën e unitetit shpirtëror. Dhe atje ku mungon uniteti shpirtëror,nuk mund te behet fjale për shoqëri te organizuar”.

Studiues te shumte kanë vene ne dukje se krijimi i një shoqërie ateiste është krejtësisht i pamundur sepse per rreth 20 mijë vjet histori bota jeton nen rrezatimin e pa ndërprerë te religjionit. Çdo shtet dhe shoqëri qe ka tentuar diçka te tille ka shkuar drejt shkatërrimit. Nje tentative e tille kërkon nga ana tjetër asgjësimin total te shumicës se veprave letrare,artistike, arkitektonike dhe kulturore,pa llogaritur traditen dhe folklorin.

Morali natyrisht do ishte një koncept i huaj i cili do reduktohej me se shumti ne disiplinën ne pune,orare dhe respektimin e rregullave te qarkullimit rrugor,edhe kjo nga frika e gjobës dhe policit. Sipas statistikave shumica e krimeve realizohen nga individë te cilet ose jane rritur ne një familje me tradite te dobët religjioze ose ne nje shoqëri te tille.

3. Laiciteti nuk duhet përdorur kundra fesë

Përpjekjet për te ndare shtetin nga feja,nuk duhen kuptuar si lufte kundra saj,shteti dhe komunitetet fetar duhet te jene dy aleate te fuqishëm te cilet bashkëpunojnë per te mirën e shoqërisë. Nje zyrtar, nxënës apo profesor nuk mund jete njëkohësisht dhe ateist edhe fetare. Besimi duhet kuptuar si diçka qe ka te bej me boten e brendshme te njeriut dhe jo si nje plaçke qe kur hynë ne zyre,shkolle apo universitet e nxjerr nga trupi per t'a vendosur ne gardërobën personale.

Keqkuptimet vijnë si rezultat se për te tilla raste flasin vetëm individë te cilët nen ndikimin e se kaluarës kanë një personalitet te dyzuar,me moton “edhe kështu, edhe ashtu”.Historia ka treguar se edhe me pare ka pasur përpjekje per “oksidentalizimin” e shoqërisë shqiptare,me reforma dhe modele ku laiciteti ngrihej ne piedestal,bile nen petkun e tij ushtrohej dhune psikologjike, por edhe kjo u vërtetua se ishte rruge pa shteg.

E vetmja zgjidhje është te shikuarit e religjionit si alternativ, si mbështetës ne përpjekjet për te zhvilluar një komb. Sidomos sot kur individi nen instinkte te ndryshme dhe me një egoizëm të shfrenuar,me ambicie për karriere,post dhe për t’u pasuruar sa me shpejt,nuk njeh kufij moral.

Të merresh me shaminë e disa vajzave ndërkohë qe fenomene nga me te ndryshmet dëgjohen nga dita ne dite,se ndodhin neper ambientet shkollore, jo vetëm qe është luks por dhe çudi, bile çudi e madhe.
 
 
Nga 'Gazeta Start'