1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

A flet islami shqip?

PDF Print E-mail

PROFESOR. DR. AGO NEZHA
 
Sa më shumë të rritet qytetërimi i kombeve, aq më shumë tkurret ndarja e njerëzve nga përkatësia fetare dhe shtohet afria për të jetuar në bashkësi. Politika dhe politikanë të pacivilizuar me doktrinën e tyre politike regresive e kanë përdorur besimin fetar si armë për të përçarë shoqërinë, komunitetin, jetën e përbashkët. Në Shqipëri feja ka paraqitur natyrë miqësore midis sekteve, duke vlerësuar konsiderimin e njëjtë midis myslimanëve dhe të krishterëve në tërë rrethanat historiko-shoqë rore.

Fenomenit të ndasive fetare nën trysninë e politikës, apo rrymave të ndryshme shoqërore, i bën një autopsi të thellë profesor. dr. Hysen Çobani në librin e tij brilant “Islami flet edhe shqip”. Në këtë libër-mesazh profesor Hyseni, me njohuri të gjera dhe kulturë gjithëpërfshirë se, u kundërvihet rrymave dekadente, denigruese, që kërkojnë ta paraqesin myslimanizmin si një besim inferior, anakronik, diletant e deri në barbar për të errësuar influencën dhe masivizimin që gëzon ky besim. Besimi mysliman, që ka udhëheqës shpirtëror profetin Muhamed, është një besim që qarkullon në tërë arteriet e vendeve të zhvilluara me kulturë të lartë historike. Nuk është rastësi fakti që në shumë botime fondamentale të autorëve të huaj më në zë të botës perëndimore profeti Muhamed radhitet në vend të parë. Në librin “100 personalitetet më të shquara të historisë” të autorit amerikan Majkëll Hart, që bën fjalë për jetën dhe veprën e 100 pishtarëve më në zë të botës, që kanë bërë epokë duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e historisë njerëzore, profeti Muhamed për vlerat dhe ndikimin e tij radhitet në vend të parë. Ky fakt mund të duket paksa i pabesueshëm për disa lexues, ndërsa të tjerëve mund tu zgjojë dyshimin nëse është ky i vetmi njeri në histori që ka arritur sukses të jashtëzakonshë m si në zhvillimin e fesë së tij, ashtu dhe në atë të nivelit qytetar. Është Muhamedi ai që arriti të krijojë dhe të përhapë një nga fetë më masive në botë dhe të bëhet një nga udhëheqësit politikë me efekasitet të jashtëzakonshë m. Ndërsa Jezu Krishti zë vendin e tretë pas Muhamedit dhe Isak Njutonit, për faktin se në ndryshim nga islamizmi kristianizmi nuk është krijuar nga një njeri i vetëm, por nga dy veta, Jezusi dhe Shën Pavli, megjithëse ka më tepër ithtarë. Muhamedi është krijuesi i teologjisë islamike dhe i principeve kryesore etike e morale të myslimanizmit në vendet e qytetërimit të lashtë. Ajo që hedh poshtë me argumente profesor Hysen Çobani është spekulimi i disa pseudoanalistë ve apo dijetarëve, që me sofizmat e tyre duan të motivojnë se aderimi ynë në bashkësinë evropiane është penguar nga të qenit të besimit mysliman. (Ne do ta quanim çudi, po të pohohej se vonesa për tu anëtarësuar në NATO apo në BE ka ardhur për faktin se popullsia dominuese shqiptare është e besimit mysliman.) Kjo filozofi tingëllon sa qesharake aq dhe e mbrapshtë jo vetëm për komunitetin mysliman, por edhe atë mbarë shqiptar. Fuqitë e mëdha të Evropës Perëndimore historikisht kanë luajtur me fatet e Shqipërisë, sipas aleancave të fshehta për interesa gjeopolitike. Ne jemi këtu ku jemi sot falë politikave dashamirëse e favorizuese të SHBA-ve. Shqiptarët me në krye Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin - Skënderbeun e kanë mbrojtur Evropën për 25 vjet rresht nga pushtimet e hordhive turke. Siç pohon Volteri, iluministi francez i shekullit XVIII, në rast se Evropa do ishte udhëhequr nga Skënderbeu, historia do kishte marrë rrugë tjetër. Nuk është besimi mysliman që na ka mënjanuar nga Evropa, por qëndrimet shovene të lakmitarëve për të na gllabëruar për vetë pozicionin e favorshëm gjeopolitik. Të qenët mysliman nuk i ka penguar shumë personalitete shqiptare të ngjiten në panteonin e njerëzve të shquar. Mjafton të kujtojmë rilindësit, si Naimin, Samiun, Abdylin e Hoxha Tasin e deri tek arkitekti i krijimit të shtetit shqiptar, simboli i lirisë dhe pavarësisë kombëtare, plaku i mençur Ismail Qemali - që të gjithë ata ishin të besimit mysliman. Mund të ketë mangësi të ngritjes së institucioneve moderne të fesë myslimane, por kjo ka ardhur për faktin se asnjëherë nuk i kanë vlerësuar si qëllim në vetvete, por si një mjedis shpirtëror, që pavarësisht nga komoditeti ato përcjellin mesazhe humane për një moral të lartë njerëzor. Të jesh mysliman apo ortodoks, nuk është as privilegj e as herezi, as krenari e as përçmim, as denigrim e as persekutim. Të besosh në një sekt fetar, është një e drejtë e natyrshme e lirisë së individit, e pavarësisë së tij të mendimit, ndjenjës e gjykimit individual. Të jesh besimtar i një feje, të besosh te një fuqi e mbinatyrshme, te krijuesi i gjithësisë, është një dhuratë humane. Feja në shekuj është përdorur në mënyrë spekulative për qëllime politike, racore e shoviniste, për të përçarë popujt, racat, etnitë e ndryshme brenda kombeve. Thënia lapidarë e Pashko Vasës: “Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu, e të gjithë si vllazën në një besë shtrëngoniu, e mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit është shqyptaria”, ka qenë një ogur i mirë në marrëdhëniet ndërfetare të besimeve të ndryshme. Ky mesazh patriotik ka qenë i sendërtuar në ndërgjegjen e shqiptarëve dhe në asnjë periudhë historike nuk kanë pasur ndasi fetare. Është një model i trashëguar që vjen i pastër deri në ditët e sotme, ku të gjitha fetë në Shqipëri bashkëjetojnë në harmoni dhe kremtohen së bashku, si rrallëkush në vendet e tjera evropiane. Sistemi monist e mohoi fenë dhe e zhveshi njeriun nga besimi te Zoti në rrugë ekstremiste. Profesor Hysen Çobani me karizmën e tij intelektuale di të shohë kufijtë midis dy besimeve fetare, unitetin dhe të kundërtat e tyre, efektet pozitive e negative si dhe ndikimet e influencat e tyre te besimtarët shqiptar. Me të drejtë autori thekson se të këqijat popullit shqiptar nuk i kanë ardhur nga preferencat për besimet fetare, por nga invazionet e huaja për përfitime gjeopolitike dhe ekonomike, si një vend strategjik në zemër të Evropës. Ai e analizon në rrugë dialektike qëndrimin e kancelarive evropiane, që kurrë nuk na kanë ndihmuar, edhe kur ishim të krishterë. Përkundrazi, na kanë robëruar dhe pushtuar për të na përdorur si plaçkë tregu. Qëllimet obskurantiste të fqinjëve tanë ortodoksë sllavo-grekë kanë qenë në strategjinë dhe filozofinë e tyre për të na pushtuar e copëtuar nën vellon e ortodoksisë. Patriotët e mëdhenj shqiptarë ishin të sekteve të ndryshme: myslimanë (Samiu, Naimi, Abdyli, Hoxha Tasini), të krishterë (si Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Themistokli Germenji etj. dhe nuk e shihnin ndjenjën kombëtare si monopol të besimit fetar, por si një element të qenësishëm të ndërgjegjes kombëtare. Pavarësisht nga lloji i besimit, ai i sjell njeriut ndjenjën e sigurisë, lumturisë, qetësisë, besimit në të ardhmen dhe e largon atë nga ndikimet e këqija. Jeta dhe marrëdhëniet e popullit tonë, janë një dëshmi kuptimplote e kulturës, traditës, harmonisë e respektit reciprok të besimeve të ndryshme fetare, që nuk kanë ndikuar ti largojnë nga njëri-tjetri, por përkundrazi, të bashkëjetojnë shpirtërisht, ekonomikisht e miqësisht, pa asnjë paragjykim në përkatësinë e besimit. Shqiptarët kanë treguar tolerancë dhe respekt për fetë dhe popujt e ndryshëm. Libri “Islami flet edhe shqip” i profesor Hysen Çobanit është një kontribut i vyer, jo vetëm për shoqërinë pluraliste fetare shqiptare, por edhe më gjerë, si një shembull referimi, që nuk ka fe primare dhe sekondare, por ndjenja dhe besime mistike, ku secili i drejtohet një besimi sipas botëkuptimit të vet.
 
Nga 'Gazeta Metropol'