Shamia
Valbona DACI
Në përpjekje për të kuptuar se c’dëm do të shkaktonte një grua me shami në ambientet publike përgjigjet janë të ndryshme por asnjëra nuk shpjegon atë më kryesoren, zanafillën e këtij debati. Absurd, qesharak dhe me prapavijë diskriminuese, debati për lejimin ose jo të vajzave myslimane në shkollë në varësi të mbulimit me shami flokëve të tyre ngjall konflikt të panevojshëm në Shqipëri. Një konflikt që nuk ka mundur të ekzistojë asnjëherë si i tillë për shkak të emancipimit natyral por edhe të injektuar nga faktorë të ndryshëm shoqëror dhe politikë te shqiptarët. Absurd sepse asnjë qenie njerëzore e formuar pa orientime fetare dhe paragjykime nuk do të bezdisej nga shamia. Kjo ndodh në botën perëndimore çuditërisht duke zhgënjyer idealistët e civilizimit modern por mbi të gjitha duke zhgënjyer aspiruesit e një Europë pa komplekse.
Qesharak sepse të bësh çështje shaminë e gruas myslimane është shumë herë më pak se idiotësi, injorancë dhe maskarallëk. Shamia është një veshje tradicionale në shumë vende të botës edhe tek ne. Ashtu sikundër xhamadanët, festet, vathët, këta të fundit madje edhe në hundë te popujt paganë dhe tributë e sotme. Paganët besonin në shumë zota, një blasfemi e rëndë për monoteistët por megjithatë festat dhe ritet e tyre ne, monoteistët i kemi adoptuar, ashtu sikurse vathët në hundë. Nuk e di nëse ka një rregullore shkolle që përjashton nxënësit me vathë në vende të tjetra përveç veshit sepse me këtë logjikë që përjashton shaminë duhet përjashtuar edhe ai që mban pirs. Jo për atë çka reflekton ai sot, por për faktin se rrjedh nga një traditë e lashte pagane, fe e cila u dogj me zjarr nga inkuizitorët katolikë dhe konsiderohet mëkat i rëndë për myslimanët. Pavarësisht shfaqjeve të shumta
të kulturës dhe filozofisë pagane në veshjen dhe mënyrën e sjelljes në shoqëri, shamia bezdis deri aty sa vajzat e devotshme myslimane të përjashtohen nga shkolla. Nesër ato mund të pushohen nga puna për këtë?
Nuk bezdisemi nëse vajzat tona veshin minifunde apo bluza provokuese në shkollë, mjafton që ato të mos vendosin shami në kokë, madje shami mund të vendosin për të kombinuar një veshje, vetëm shami për devotshmëri ndaj Zotit jo. Absurd sepse argumentet e shtetit laik, nuk justifikojnë kërkesën që vajzat myslimane duhet të braktisin njërin prej detyrimeve që u dikton besimi. Shtet laik të nderuar zotërinj do të thotë para së gjithash pranim të shumë kulturave si një tërësi. Shtet laik nuk do të thotë që t’u mohosh qytetarëve të t’u liritë themelore me pretekstin se ushtrimi i tyre përcjell ideologji fetare. Madje edhe kur ka konkurrime të te drejtave të individit me të shtetit, përparësi kanë ato të njeriut.
Shtet laik nuk do të thotë të mos pranosh të ndryshmet, shtet laik para së gjithash do të thotë mosdiskriminim të një komuniteti fetar, bashkëjetesë kulturash sepse nëse shamia kundërshtohet për ndonjë arsye tjetër nga ato që u argumentuan më sipër, askush nuk legjitimohet ta bëjë këtë. Nëse shamia e thjeshtë e një myslimaneje nuk fyen dhe nuk cënon të drejtat e të tjerëve, nuk prek kriteret e përdorimit të ambientit publik nga qytetarët atëherë gjithë kjo luftë për t’i hequr nga shkolla nuk bazohet në ligj dhe as në parime. Diskriminues sepse nëse kjo nuk vjen nga një gjykim i cekët ndaj myslimanëve dhe mungesë emancipimi për të pranuar atë që është ndryshe, atëherë kemi të bëjmë me qëllime obskurantiste ndaj Islamit sepse nëse shamia përcjell mesazhe fetare, edhe kryqi që mbajnë në qafë të krishterët e bën këtë gjë po s’është ndaluar dhe as është bërë objekt debatesh.
Sepse nuk e di se çfarë do të bënit të nderuar zotërinj sikur një ditë të bukur një vajzë të vijë në shkollë me një shami në kokë, por jo për devotshmëri fetare. Shamia mund të vendoset në kokë për arsye të ndryshme përveç bindjes fetare, (psh një vajzë mund të ketë probleme shëndetësore me flokët, mund të ndjekë modën e viteve ‘60, apo thjesht se mund të ketë ftohtë). Ja pra se pse jeni bërë kaq qesharakë me këtë debat artificial. Është fjala për një keqkuptim të asaj që bëri Franca disa kohë më parë. Atje nuk ishte rastësi debati për shaminë por gjasat janë që kishte synime të caktuara politiko shoqërore. Por si gjithmonë shqiptarët mbeten imitues të shëmtuar të perëndimit. Trajtim të diferencuar ndaj komuniteteve dhe ideologjive mund të ketë edhe në vendet më të civilizuara por nuk ka asnjë argument që të mbrojë kërkesën për heqjen e shamisë qoftë edhe në
institucionet arsimore.
Ndërsa sa për atë që shamia përfaqëson rryma fundamentaliste, kjo nuk ka si të provohet përderisa në KURAN porositet vendosja e shamisë. Nëse nuk do të pranohet shamia për shkak të fundamentalizmit, kjo do të thotë se besimi mysliman duhet paragjykuar se mbart edhe këtë rrymë. Përkundër kësaj edhe krishtërimi duhet paragjykuar dhe dënuar për devijime fetare si kryqëzatat, inkuizicioni dhe turrat e druve me gra të djegura të gjalla.
Nga 'Gazeta Sot'
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


