Çështja e nxënëseve me shami nëpër shkolla
DR. ARQILE BOTI
Shkak për këtë shkrim u bë deklarata e Kryeministrit Berisha në emisionin “Opinion”, ku ndër të tjera tha se dëbimi nga shkolla i vajzave që mbajnë shami në kokë nuk është zgjidhje, pra faktikisht nuk ishte dakord me dëbimin. Unë do të vazhdoj me një analizë më të detajuar të këtij problemi, që u trajtua disa herë në shtyp.
Disa puritanë pseudomodernistë, që na e prezantojnë veten si pedagogë universitetesh me tituj shkencorë, përpiqen të na mbushin mendjen se mbajtja e shamive nga vajzat besimtare, që dëshirojnë ti mbajnë ato, është një anakronizëm, një zakon i prapambetur mesjetar. Po ashtu dhe mbajtja e kryqeve në qafë nga vajzat e krishtera. Këta më kujtojnë deklaratat e Enver Hoxhës andej nga vitet 1967–1975, kur parimet fetare anatemoheshin si zakone prapanike dhe injorante. Pra, këta pedagogë ose drejtorë pseudomodernistë, që kanë lexuar disa libra dhe u duket vetja shumë të ditur, por që faktikisht janë pasardhës të ithtarëve të Hoxhës, që kanë ndërruar vetëm qimen, por ama nuk mund të mashtrojnë më.
Disa organizata të të drejtave të njeriut vijnë e na predikojnë herë pas here të mbrohen të drejtat e njeriut, duke na predikuar dhe homoseksualizmin, si për shembull një holandez para ca kohësh, dhe duke joshur rininë me parullën e seksit të lirë. Bukur fort! Nëse do ta trajtojmë në këtë mënyrë problemin, atëherë pse mbajtja e shamive prej vajzave besimtare duhet ndëshkuar me përjashtim nga shkolla? A nuk shkelen në këtë rast të drejtat e njeriut? Pra, këtu kemi një diferencim sipas oreksit, që tregon se këta pedagogë dhe ndonjë drejtor janë ish-komunistë ateistë, që tashmë kanë ndërruar dhe marrë ngjyrën e modernizmit. Unë kam parë mjaft prej tyre, bile dhe disa kryetarë partish, që hidhen ca djathtas e ca majtas pa asnjë personalitet botëkuptimor, por diskreditimin ia bëjnë vetes së tyre çdo ditë që kalon.
Duhet të shtoj se mbajtja e shamisë nuk është predikuar vetëm në fenë islame, ku është zbatuar në mënyrë ligjore që nga gratë e profetit, por edhe te feja e krishterë, edhe judaike (Dhiata e Vjetër), kështu mund të thuhet dhe për vajzat e krishtera, që shkojnë në shkollë me kryq.
Kështu, simboli më i lartë moral i gruas, që është Maria, nëna e Jezusit (Meremja në Kuran, ku i kushtohet një sure e tërë), ka vënë shami. Po kështu dhe mirëbërësja model, shenjtorja e shekullit XX, Nënë Tereza, ka qenë e veshur me shami që në rininë e vet. Bile edhe vetë gjyshet dhe disa nëna të këtyre pseudomodernistëve kanë qenë të veshura me shami.
Dhe nëse Nënë Tereza do të ishte nxënëse me shami në Universitet sot, sipas këtyre pseudomodernistëve duhej të zbohej dhe të mos pranohej në Universitet. Një absurditet i vërtetë! Pretendohet se shkolla është laike, por vetë fjala “laik” do të thotë “popullore”, atëherë të jesh laik do të thotë të jesh afetar? Të devijuar jeni ju, të nderuar pseudomodernistë ateistë, që dufin tuaj kundër fesë e shprehni në mënyrë të tërthortë, por ndëshkimin e ateizmit tuaj do tua japë Zoti, juve në radhë të parë dhe familjarëve tuaj, nëse do të jenë dakord me ju, pavarësisht nga paratë që dispononi, pasi nuk vlejnë asgjë para Zotit.
Dhe meqë disave prej jush u bëjnë përshtypje shamitë në kokë të nxënësve, por nuk u bën përshtypje dhe nuk e ngrini zërin ndaj ardhjes së nxënëseve me gjoksin jashtë, me minifunde, që disave prej tyre u shkojnë afër organeve seksuale, ose me kërthiza përjashta, dua tju pyes: vetëm për këto janë të drejtat e njeriut? Nëse ndonjë evropian i çoroditur vjen dhe na shet “novacione” të tilla, kjo nuk do të thotë se si evropian ka gjithmonë drejtë. Fundi fundit, të gjithë profetët e mëdhenj të Zotit kanë dalë në Lindje dhe Jozef Shmiti i mormonëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo në rangun profetik të mirëfilltë.
Është e vërtetë se ka dhe ekzagjerime të palejueshme, si në rastin e talebanëve në Afganistan, që urdhërojnë që të mbulojnë gratë me shami në fytyrë, gjë që nuk është predikuar kurrë në Kuran nga profeti Muhamet, dhe nuk ka të bëjë fare me islamin. Bile historia ka shumë të dhëna, si për shembull, kur profeti Muhamet e ka vlerësuar rolin e gruas si në rastin ku i tregoi Aishës (bashkëshortes së tij më të re në moshë) sekretin e pushtimit të Mekës, që nuk ua kishte treguar as shokëve të vet të afërt. Ndërsa talebanët janë të devijuar nga feja islame, sepse gruan e kanë poshtëruar, duke e kthyer në një plaçkë vetëm riprodhuese.
Sot këta pseudomodernistë mund të na thonë se çfarë të keqe ka një femër e zhveshur. Çdo femër ka të drejtën e saj të vishet si të dojë, por unë do tu rekomandoja këtyre femrave që veç telenovelave meksikane dhe braziliane, ku rrëfehen gjithfarë përrallash për aventura dashurie, më tepër fantazi sesa realitet, si dhe në filmat e ndryshëm pornografikë, do të ishte mirë për to të lexonin edhe libra fetarë, që të jenë në gjendje të nxjerrin konkluzione të sakta.
Në fund të fundit, kur një femër ka si pikësynim kryesor tu pëlqejë të tjerëve fizikisht duke ekspozuar trupin me gjithfarë mënyrash, do të plaket shpejt dhe do të provojë hidhërimin psikologjik, por rinia nuk kthehet më.
Dhe nëse një burrë rri gjithë ditën në punë me një grua gjysmë të zhveshur se i lidh procesi i punës, po nuk pati parime të forta fetare e morale do të joshet, apo ju pseudomodernistët jeni hekur i ftohtë dhe të paprekshëm? Këtu e ka qëllimin dhe mbulimi i pjesëve të turpshme të trupit, pra të pengojë imoralitetin, që sot ka shpërthyer si një uragan moral. Jezu Krishti ka thënë në bisedën në mal: “Nëse një njeri shikon gruan e tjetrit për ta dëshiruar, ka bërë imoralitet në zemrën e vet”, po kjo është shumë e vështirë për një njeri të zakonshëm.
Kështu që ndalimi i nxënëseve që të vijnë me shami në shkollë, ose ato të krishtere me kryq në bazë të dëshirës së tyre dhe vullnetit të tyre të lirë është veprim antifetar i ndëshkueshëm nga Zoti. Po të shprehemi me terminologjinë e sotshme, shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Koha do ta provojë këtë.

Nga 'Gazeta Metropol'
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.