Fetarësia e Barack Obamës model edhe për liderët shqiptar
Emine A. Vezaj
“Askush s’mund ta kuptoj njerëzimin pa kuptuar së pari fenë e tij, sepse feja përfshin jetën e njeriut prej kohës më të lashtë”. Ninuan Suart
Të gjithë ata që kanë përcjell telenovelën e udhëtimit të Barack Obamës ashtu sikurse edhe unë, kam përshtypjen se qenë dëshmitar të liberalizmit amerikan në përzgjedhjen e një udhëheqësi nga radhët e amerikanëve me anamnezë afriko – amerikane, por gjithsesi i vërtetuan me këtë përzgjedhje botës demokratike se Amerika ka potencial dhe mirëpret të gjithë ata që punojnë për mirëqenie të gjithëmbarshme. Piter Robinson si ish shkrues i fjalimeve në Shtëpinë e Bardhë, ardhjen dhe inaugurimin e presidentit të parë afrikano – amerikan, e cilësoi në të njëjtën kohë edhe historik, për shkak se vuri në pah mirësinë e demokracisë amerikane. Barack Obama përveç kësaj shënoi në historinë e re edhe një eveniment tjetër të rëndësishëm, ai u bë presidenti i tret që bëri betimin për të dytën herë si President i Amerikës. Kjo ndodhi sepse gjatë ceremonisë në shkallët e Kapitolit, Xhon Roberts aksidentalisht ndryshoi radhitjen e fjalëve gjatë administrimit të betimit, me ç’rast tha: “Unë do të ushtroj funksionin e kryetarit të ShBA’së me besnikëri”, në vend të renditjes “Unë me besnikëri do të ushtoj funksionin e kryetarit të ShBA’së”. Për këtë shkak Obama bëri betimin e dytë. Presidenti Obama nuk është presidenti i parë që ka përsëritur betimin. Në të kaluarën këtë e kanë bërë edhe presidentët e tjerë si Calvin Coolidge dhe Chester Arthur.
Ndalesa e parë e çiftit Obama para mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë ishte kisha Saint Johns, pranë Shtëpisë së Bardhë. Në këtë kish, Barack dhe e shoqja e tij Michele morën pjesë në një shërbesë fetare. Ajo quhet ndryshe edhe kisha e presidentëve pasi ndalesa atje është traditë para inaugurimit. Në anën tjetër duket se fetarësia e Barack Obamës do të vërehet edhe në ditën e parë të punës së tij në Shtëpinë e Bardhë. Para se të filloj ditën me punë, zt. Oabama fillimisht mbajti një mesh ku të pranishëm përpos besimtarëve katolik, protestant, kishte edhe disa prijës – lider shpirtëror mysliman, ku me këtë rast Obama mori edhe një herë bekimin e famullitarit të Shtëpisë së Bardhë, i cili e bekoi për punën e tij në vazhdimësi. Sa i përket fjalimit para vendosjes së Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, në fjalimin e tij i cili për disa do të duhej mbajtur në mend, e për disa nuk kishte gjë të vlefshme, ishte vërtet mbresëlënës një citat i marrë nga Bibla. Në mes tjerash në atë fjalim thuhej “...sipas fjalëve të Biblës, ka ardhur koha për të lënë mënjanë sjelljet fëmijërore. Ka ardhur koha të riafirmojmë shpirtin tonë të fuqishëm, të zgjidhim një histori më të mirë, të çojmë përpara atë dhuratë të çmuar, atë ide fisnike, të trashëguar nga brezi në brez. Premtimin e Zotit se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të gjithë janë të lirë dhe të gjithë meritojnë shansin të jenë plotësisht të lumtur”.
Të gjithë jemi të njohur se Amerika dhe shumica e vendeve në Botë janë në një sistem laik (sekular) ndërsa betimi në Librin e shenjt është pjesë e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Në anën tjetër e çuditshme se ky laicizëm i Amerikës nuk është transparent edhe aq sa duhet në institucionet përkatëse, dukshëm vërehet një fetarësi e amerikanëve. Përderisa në dollarin amerikan është mbishkrimi “In God we trust” – (Ne besojmë në Zot) dhe derisa betimi i presidentëve pararendës dhe i presidentit të sapo inauguruar bëhet në Bibël (e përdorur nga Abraham Lincolni në inaugurimin e tij në vitin 1861) atëherë çfarë do të thotë kjo? Mos ka ndonjë histori sekrete ky betim?! Sipas historianit Marwin Kranz; “Prania e Biblës gjatë betimit nuk është e domosdoshme, por një traditë e trashëguar që nga Xhorxh Washingtoni, të cilën e kanë ndjekur edhe shumë president”. Cilado qoftë arsyeja e betimit, mjafton të kuptojmë të gjithë se edhe superfuqitë më të mëdha kthimin e kanë të burimi Hyjnor.
Rrjedhimisht, gjatë leximit të librit të Barack Obamës “Guxim për të shpresuar” është edhe një kapitull i librit i emërtuar “Feja”. Përshtypja ime nga kjo pjesë e librit është shkëputja e një realiteti amerikan të cilin e jetësova edhe unë për tre javë në disa qendra të Amerikës. Në vijim tekstualisht do të doja të informoj edhe lexuesin se opinioni i Barack Obamës ishte po ai që unë kisha nxjerr në tre javorësh’in tim atje. E favorshme të përmendet është paraqitja dhe mënyra aderimit që bëjnë intelektualët amerikan në një parti. Gjithnjë sipas Obamës; “Ndërkohë, dallimi më i madh që bëjnë amerikanët e bardhë kur vjen puna për regjistrimin në parti, nuk është ai gjinor – midis grave dhe burrave – as ai midis atyre që jetojnë në shtete e kuqe (e kuqja nënkupton animin nga republikanët) dhe atyre që jetojnë në shtete blu (blu’ja nënkupton animin nga demokratët), por midis atyre që shkojnë në kishë rregullisht dhe atyre që nuk shkojnë”. Duke shkuar më tutje në këtë përshkrim zt. Obama vë në dukje edhe këtë aventurë të amerikanëve “Duket se çdo ditë amerikanët kryejnë punët e tyre të zakonshme – çojnë e marrin fëmijët në shkolla, shkojnë në zyra e punesa të ndryshme, i hipin avionit për të shkuar në një takim biznesi, bëjnë pazar në hipermarkete, mundohen të mbajnë dietë – por mendojnë se diçka iu mungon. Ata po arrijnë në përfundim se pasuria e tyre, gjithë sa kanë, argëtimi, bizneset gjigante, nuk mjaftojnë. Ata duan të ndjejnë se e kanë një qëllim në jetë, diçka që t’i shpëtojë nga vetmia kronike apo që t’i lartësojë e shkëpus nga stërmundimi i zakonshëm. Ata kanë nevojë të sigurohen se dikush kujdeset për ta, i dëgjon ata – se ata nuk janë të destinuar të ecin në një rrugë të gjatë që të çon drejt hiçit”.
Tani, natyrshëm më duhet të shtroj një këso pyetje, a mund të kemi edhe ne shqiptarët një Obama shqiptar i cili do të ruaj tablonë e identitetit të tij? Mbase asgjë nuk është e pabesueshme, të gjithë ata që janë pjesë e politikës janë pjesë e planetit tokë, asnjëri prej tyre nuk na ka befasuar dhe nuk presim të na befason me ndonjë karakteristik ose veçori mbi njerëzore. Dhe duke qenë se të gjithë liderët tanë burojnë dhe ushqehen me realitetin shqiptar, ata natyrshëm edhe mbartin në vete realitetit pozitiv dhe negativ të kësaj shoqërie.
Sa do të donim që edhe ne shqiptarët të shihnim ndonjëherë liderët tanë institucional teksa i shtrijnë duart e bashkimit dhe urimit në ndonjë festë fetare në ndonjë objekt fetar (përjashtimisht institucioneve zyrtare), p.sh xhamit, pasi pashmangshëm deshën apo nuk deshën ata, “mbulohen aksidentalisht” me një identitet islam. Të nisur nga historia e shumëpërfolur, e presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, dhe identitetit të tij, jemi të detyruar në një farë forme që të bëjmë publike edhe një herë simpatinë e tij për krishterimin. Pa mos harruar asnjëherë edhe dishepujt e tij, duke përfshirë këtu edhe homologët e të ndjerit të cilët edhe më tutje vazhdojnë të ushqejnë urrejtje dhe antipati për identitetin e tyre islam.
Asnjëherë nuk kemi bërë tifozllëk për Barack Obamën e për ta futur në radhët e myslimanëve, me gjithë se ka një bagazh të dhënash për një identitet gjysmë mysliman e gjysmë katolik, por ne çdoherë dimë të përkrahim njerëzit e punës dhe të vlerave të larta. Të jesh lider do të thotë të kesh përgjegjësi edhe për të tjerët. Barack Obama, hyri në histori tani edhe ndoshta për një fjalim më të butë karshi botës islame - kishte kohë që bota islame nuk e kishte dëgjuar nga një lider amerikan fjalime të tilla, mbase kanë një përjetim të hidhur me pararendësin e tij, Xhorxh Bushin! Pas vizitës dy ditore që Obama i bëri Evropës, në ndalesën e tij në Turqi, fjalimi e tij në mes tjerash theksonte: “Nuk dëshirojm që marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën myslimane të definohen nga lufta kundër Alkaidas” se “Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Islamin”. Ç’është e vërteta Obama e ka cilësuar Turqinë si urë lidhëse mes Perëndimit dhe myslimanëve. "Te ecim përpara me jep besimin se ne jo vetëm qe do te përmirësojmë marrëdhëniet tona, por do te krijojmë strategji për të ndërtuar urën, qe mund të lidhë botën myslimane me perëndimin, qe mund të na bëje më të begate dhe më të sigurt", shtoi Obama. Krenarin e identitetit të tij presidenti Obama nuk e fshehu as në vizitën e tij që e bëri në Irak. Duke e cilësuar vetveten si njëri që në familjen e tij ka edhe mysliman, dhe se në një farë forme tregon edhe liberalizmin amerikan. Ai nuk heziton ta thotë edhe këtë “Mendoj se njerëzit u nxitën të zgjedhin dikë si unë, që ka jetuar një pjesë të kohës përtej oqeanit, që ka mysliman në familjen e tij, pasi besojnë se mund të ndërtojnë ura me pjesët e tjera të botës”, përfundoi Obama në fjalimin e tij përcjell popullit arab.
Megjithëse do të duhej ndërgjegjësuar edhe liderët tan se mozaiku i trashëgimisë tonë kulturore dhe identiteti ynë islam është shenjë e forcës e jo dobësisë. Nuk kemi as dyshimin më të vogël se përkatësia tri fetare, përpos se e bënë më të pasur dhe më të përbërë, mund ta bëjë edhe më të plagosshim identitetin ton kombëtar shqiptar, dhe natyrisht, nëqoftëse ndonjëra prej këtyre feve do të favorizohej veçantë prej institucioneve politike e shtetërore, siç edhe bëhet kohë pas kohe sot. Të dhënat të cilat dëshmojnë se shqiptarët i takojnë qytetërimit islam e që lehtësisht vërehet në dëshmitë dhe të dhënat historike, etnografike, kulturore, gjuhësore etj. Mënyra e jetës së pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptar, arkitektura e qyteteve dhe fshatrave, objektet e kultit, veshjet popullore, këngët dhe vallet, kuzhina, ceremonitë rreth lindjes dhe martesës, ritualet e varrimit, dëshmojnë, për më tepër se qytetërimi islam është më i shtrirë në jetën e shqiptarëve se sa ai katolik. Të mëtohet se feja islame si fe e shumicës është pengesë për integrimin e Kosovës, Shqipërisë e Turqisë në Bashkimin Evropian do të thotë të bëhesh propagandist fetar a politik fetar, që nuk e thotë të vërtetën dhe nuk i kontribuon bashkëjetesës dhe harmonisë fetare. Ne nuk mohojmë se jemi një vend me mysliman e krishterë dhe të gjithë së bashku kontribuojmë për një mirëqenie të gjithëmbarshme, por edhe kërkojmë nga liderët tanë që këtë përgjegjësi tonën ndaj vendit ton ta shpërblejnë së paku dy herë në vit, me shkuarjen në xhami për ndonjë festë (Bajram ose Ramazan) ose ndonjë kulti tjetër ku ata ndihen më komod me përkatësinë dhe identitetin e tyre fetar.

Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.