E ardhmja e shamisë
Fatos Lubinja
Para disa ditësh mora në postën elektronike një e-mail që autori ua kishte drejtuar edhe shumë adresave të tjera. Përmbante thirrjen për nënshkrimin e një peticioni që do ta detyronte gazetën Panorama dhe autorin e një shkrimi të saj "të kërkojnë falje publike për shkrimin denigrues dhe fyes mbi muslimanët shqiparë." E-mailit i ishte bashkangjitur edhe shkrimi në fjalë sëbashku me tre shkrime polemizues me të.
Meqënëse për "shqiptarët dhe feja" kam shkruar mjaft (madje edhe një numër i revistës Përpjekja i dedikohet kësaj teme) u vura ta lexoj përmbajtjen e e-mailit me interes. Për të hyrë në temë lexova së pari shkrimin e autorit që quhej Andis Gjoni. Ishte një përzjerje shkel e shko e frymës ultra të djathtë të librit " Krenari dhe mllef " të Orajana Fallacit mbi rrezikun islamik për qytetërimin evropian me frymën vetorientaliste të elitës shqiptare të shndrruar nga nacional komuniste në nacional - evropianiste sipas të cilës të gjitha të këqijat na kanë ardhur nga Lindja (që na ka prurë edhe ferexhetë) dhe dalja në Perëndim është shpëtimi ynë. Fillonte me një përshkrim fantapolitik: "E imagjinoni dot një ditë kur Tirana të jetë e mbushur me gra të mbuluara me perçe të zeza, kur nuk do shohësh më asnjë femër në rrugë, por vetëm hijet e tyre që do lëvizin si fantazma. Do të kujtoni se jeni në Teheran, por jo, do jeni në Tiranë." Autori ngulmon se është dritëshkurtësi të mendosh se nuk jemi përpara një rreziku të tillë, të cilit, sipas tij, do t’i dalë tymi dhjetëvjeçarë më pas. Ai madje mburret se ka guximin të flasë kundër këtij fenomeni për të cilin të tjerët nuk guxojnë të flasin duke na paralajmëruar se, nëse nuk duam të kthehemi në kohën kur na pushtoi turku, duke mohuar tërë sakrificat e prindërve tanë, duhet t'i çojmë në Teheran ata që duan të venë shamija.
U vura pastaj të lexoj shkrimet e tjerë që ishin një i Blendi Kajsiut një i Agim Baçit dhe njëri që nuk e kishte autorin me titull "Shami dhe tanga".
Kajsiu ngulmonte në tezën se sistemi ynë arsimor nuk vuan nga rreziku islamik, por nga "mungesa e cilësisë në mësimdhënie, mungesa e motivimit të studentëve dhe pedagogëve, mungesa e respektit të ndërsjellë mësues–nxënës, mungesa e infrastrukturë s, mungesa e mësuesve në zonat rurale dhe periferike, numri i lartë i studentëve në klasë, korrupsioni, e kështu me radhë." Sipas tij " Frika se mos vajzat dhe djemtë e rinj mund të ‘indoktrinohen’ me Islamin na ka verbuar ndaj indoktrimit të tyre konstant me ‘vlera’ që nga egoizmi ekstrem dhe deri tek mungesa e respektit për tjetrin. Kështu ndërsa merremi me shamitë e vajzave islamike harrojmë ferexhenë tonë islamofobike që na mbulon sytë."
Agim Baçi në polemikën me autorin e shtrin debatin jashtë vendit: "Autori përmend Francën… por … debati për shaminë është zgjidhur në vende si Gjermania, Britania, Amerika, Norvegjia, ku, edhe pse emigrantë, myslimanët kanë fituar të drejtën publike të shamisë… edhe në administratën e Presidentit amerikan, Obama, ka punonjës që shkojnë në punë me shami."
Ai i kujton Gjonit gjithashtu se debati për veshjen e vajzave të besimit Islam "ndryshon kryekëput në një vend si i yni, ku myslimanët janë vendas, janë shumicë dhe se prej shekujsh kanë ushqyer tolerancën fetare."
Shkrimi tjetër i kundërvihet vlerave mbizotëruese në shoqërinë e sotme shqiptare përsa i përket veshjes së grave dhe vajzave në emër të vlerave të moralit fetar musliman. Ai thotë se "atje ku hyrite e femres ekspozohen për popullin e jo për partnerin është normale që të duket jashtëtokësore dhe abstrakte të mbulosh bukuritë e trupit, ti ruash vetëm per shokun e jetës, sepse në shoqërinë tonë të jesh i droguar je trendy, të shkosh në shkollë me taka dhe minifunde je shik dhe në hap me kohën, të injorosh prindët dmth. pjekuri dhe pavarësi, ndërsa të jesh i moralshëm dhe i devotshëm dmth. të jesh tribal, patriarkal, malok dhe taleban, ku asnjëra nga këto epitete realisht s'ka lidhje me moralin."
* * *
Pasi lexova të katër shkrimet vendosa të mos e nënshkruaj peticionin për një arësye shumë të thjeshtë: sepse mbetem partizan i së drejtës së çdokujt për të thënë mendimin e vet sado egër, vrazhdë apo paditurisht që mund ta thotë. Reshtimi në një batalion njerëzish që do ta detyronin dikë të kërkonte falje publike për mendimet që ka shprehur më duket një akt i rrezikshëm për lirinë e fjalës së atij që mendon ndryshe. Duhet të ruajmë dhe zhvillojmë edhe më tej hapësira për lirinë e shprehjes dhe jo t'i ngushtojmë ato. Lirija jote është edhe lirija ime. Polemika rreth kësaj çështje më duket shumë më e dobishme sesa një peticion që rrezikon ta shuajë polemikën. Prandaj vendosa thjesht të hyj në polemikë.
Për polemikën në fjalë mund të shkruhen e thuhen shumë gjëra. Mbi të gjitha sipas meje duhet thënë se çështjet që ajo përmban janë tejet komplekse dhe të mbarsura me plot kundërthënie, me argumente dhe kundërargumente, prandaj, kur t'i trajtojmë, duhet të ruhemi pikërisht nga prirja se jemi duke thënë të vërtetën e pakundërshtueshme, gjithpërfshirë se, të të gjitha kohërave që është shumë e fortë tek njeriu kur flet për punë besimesh. Në këtë frymë, duke folur për të vërteta konteskstuale dua të bëj vetëm një koment duke i lënë çështjet e shuma që ajo përmban për raste të tjera.
Edhe unë jam i mendimit të shprehur në shkrimin e Kajsiut - që, në fakt, e kam shprehur mëse një herë në shkrime të përparëshme - se rreziqet më të mëdha që ka sot shoqëria shqiptare nuk lidhen me të ashtuquajturin rreziku islamik. Ngulmoj se të merresh me këtë e të "harrrosh" bjerrinën morale ku notojmë si shoqëri, përmbysjen thuajse totale të vlerave - që nga ato fetare deri në ato iluministike, - do të thotë t'u ikësh përgjegjësive intelektuale e qytetare apo ta përdorësh islamofobinë si gjethe fiku për të mbuluar punëra e qëllime të mbrapshta.
Autori i shkrimit të kontestuar flet për një rrezik që do të na shfaqet "pas dhjetëvjeçarësh" . Por Shqipëria ka sëmundjet e rreziqet e veta të sotme, të cilat, pa dyshim, po të mos kurohen, do të na çojnë në "zgjidhje"/ rreziqe të tjera nesër. Sipas meje, po të vazhdojmë me rrugën pa rrugë që kemi nisur përsa i përket zhvillimit të vendit rreziku më i madh që na kanoset është kthimi në emigrantë edhe në vendin tonë.. Me këtë kam parasysh një lloj disintegrimi edhe më të thellë nga ai që po ndodh sot të shoqërisë, për shkak të paaftësisë për të ruajtur e kultivuar kulturën tonë, gjuhën tonë, ekonominë tonë deri edhe tokën tonë - kjo edhe si paaftësi për t'iu përgjegjur proceseve të globalizimit. Vini re se qysh tani kompanitë kryesore, bankat më të mëdha, aeroporti kryesor, janë në duart e të huajve ndërkohë që shqiptarët nuk janë treguar të aftë të organizojnë asgjë konkuruese gjatë këtyre viteve përveçse (ndoshta) rrjeteve të trafiqeve të drogës dhe prostitucionit duke shkatërrur, nga ana tjetër, ndoshta më shumë se kushdo, burimet e tyre natyrore. Dhe, a nuk jemi në ekonominë e tregut? Në këtë kontekst projektet e politikanëve tanë për ta kthyer Shqipërinë në vendin e parqeve industriale të hidro e termo e eliko centraleve që do të prodhojnë energji për Perëndimin e pasur, të fabrikave të çimentove që do të grryejnë malet e pyjet po për hesap të të huajve do ta thellojnë këtë proces. Së fundi lexova edhe për një plan të Berishës për ta kthyer Gjirin e Vlorës në portin më të madh në Evropë ku, mesa duket, do të shkarkohen kontejnerët që do të shkojnë për në tërë Evropën Lindore. Një projekt i tillë që pasuron një grup politikanësh të korruptuar dhe investitorët e huajt do t'i varfërojë edhe më tej shqiptarët jo vetëm materialisht, por edhe si zhvilim traditash e kulture lokale edhe si pasuri pejsazhike. Ky është projekti që po ecën shumë më shpejt sesa procesi i islamizimit apo kristianizimit të shqiptarëve i shoqëruar me një proces dramatik dekulturimi për të mos thënë analfabetizimi edhe me ndihmën e televizioneve të shumtë komercialë në shërbim të politikanëve dhe grupeve të interesit të sipërpërmendura. Një projekt i tillë dhe jo shamijat - siç thotë autori Gjoni - do ta bëjë Shqipërinë "të pashkelëshme" nga turistët sepse turistët mund të vijnë fare mirë për të parë kisha che xhamija, por jo për të parë qyngje e tymra fabrikash e betonizime të natyrës. Me një projekt të tillë ndoshta Shqipëria do të bëhet vërtet një ditë pjesë e Evropës, por thjesht si një rrugëkalim i saj, si një vend ku Evropa hedh e djeg plehërat, kurse shqiptarët do të bëhen emigrantët e saj edhe në vendin e tyre.
E megjithatë, paradoksalisht, meqënëse shkrimi i Gjonit na fut në fushën e fantapolitikë s, ky përfytyrim i zymtë i së ardhmes së shqiptarëve nuk e përjashton mundësinë që të ndodhë një proces kthimi nga besimi fetar, që sot është në fillimet e ringjalljes së vet, në fanatizëm fetar apo më mirë të them në instrumentalizim politik të feve, ndër to edhe të asaj islamike, me tërë pasojat që mund të sjellë kjo në një vend multifetar. Dhe këtu duhet të kemi parasysh se fetë, historikisht, janë instrumentalizuar, jo ashtu kot, për hir të feve në vetvete, por sepse zhvillime të caktuara në kontekste interesash të caktuara e kanë nxitur këtë proces. (Le të kujtojmë psh. se kur ishin pjesë e Perandorisë Osmane ebrej e muslimanë, të krishteterë ortodoksë e katolikë, të grupeve të larmishme etno gjuhësore, sa në Ballkan aq edhe në Lindjen e Mesme, kanë jetuar relativisht në paqe e harmoni fetare për disa shekuj derisa erdhën zhvillimet nacionaliste, shpesh të nxitura edhe nga interesa të Fuqive të Mëdha, që sollën, bashkë me disintegrimin e Perendorisë edhe aq shumë luftra e urrejtje midis të njëjtëve popuj duke e shndrruar ndër të tjera besimin fetar në urrejtje fetare.) Sipas gjykimit tim, në kontekstin aktual shqiptar, fanatizmi fetar dhe instrumentalizimi i fesë do të mund të vinin (nëse nuk vjen disintegrimi) bash si rezultat i rrugës së mbrapshtë që kemi nisur, duke na provuar edhe nj herë atë thënien "ekstremet puqen". Do të vinin pra, si reaksion ndaj kësaj rruge dhe si rrjedhojë e pashmangëshme e saj. Si reaksion mbrojtës sepse kthimi tek feja dhe vlerat e saj morale mund të jetë një nga mënyrat e reaksionit ndaj degradimit moral në rritje të shoqërisë, veçanërisht korrupsionit dhe polarizimit korruptiv. Me këtë rast përsëris çka kam shkruar edhe herë tjetër se, edhe në vende të botës muslimane me tradita laike, një nga arësyet e kthimit të fesë si faktor i rëndësishëm social politik ka qenë reagimi ndaj regjimeve të korruptuara. Edhe talebanët, aq të përmendur në shkrimet në fjalë si rrezik për lirinë, erdhën për herë të parë në pushtet falë korrupsionit të politikanëve që morën pushtetin në Afganistan pas luftës me BS. Po ashtu besimi fetar është rivlerësuar në mos instrumentalizuar në kohën e sotme edhe si nevojë për identitet e komunitet në një botë të individualizuar nga globalizimi ku individi ndjehet gjithnjë e më i vetmuar dhe më i shfrytëzuar. Edhe si reaksion ndaj formave të reja të neokolonializmit.
Dihet gjithashtu se fanatizmi fetar është një sëmundje infantile e besimeve fetare ngase i lidhur ngushtë me paditurinë ashtu sikurse dihet se instrumentalizimi i fesë është i lidhur ngushtë edhe me dëshpërimin e thellë shoqëror dhe me mungesën e dritës në fund të tunelit. Ajo çka thotë Kajsiu për gjendjen e shkollave tona, që është aq e vërtetë, nuk mund të çojë veçse në padituri ashtu sikurse sistemi i krimit në pushtet nuk mund të çojë veçse në varfëri dhe dëshpërim.
Në këto kushte, gjithë duke tentuar të bëj një fantapolitikë provokuese, ashtu si shkrimi që u bë shkas i këtyre rradhëve, nuk është pa gjasë të ndodhë pikërisht ajo që parashikon Gjoni. Pra që ndërkohë që elita shqiptare në pushtet predikon Naton, Perëndimin, Jezu Krishtin e Nënë Terezën si fe pushteti duke grabitur e varfëruar edhe në emër të tyre shumicën e shqiptarëve, muslimanizmi të fillojë të bëhet gjithnjë e më shumë "feja e të varfërve", që mund të instrumentalizohet nesër edhe politikisht, për të përmbysur këtë elitë.

Nga gazeta 'Korrieri'
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.