Si shkruhet dhembja
Fahredin SHEHU
“Qeniet njerëzore janë të gjithë pjesë të një trupi
Ata janë krijuar nga esenca e njejtë
Kur një pjesë ka dhimbje
Të tjerët nuk janë të qetë
Nëse nuk brengosesh për dhimbjen e tjetrit
Ti nuk meriton të quhesh qenie njerëzore”.
Mosleh al-Din Saadi Shirazi
(Poet Persian i shek. 13, nga Shirazi)

Njeriu i menç ur hesht atëherë kur ka të thotë diçka të rëndësishme
Debati fetar gjithësesi është i nevojshëm. Dialogu është ende më shumë i nevojshëm. Jemi dëshmitar të një fenomeni të padurimit të njëri tjetrit dhe kjo u shpreh në kohën e fundit me ato që i tha Imami Shefqet Krasniqi për Nëna Terezen, posaqërisht.
Thonë se atë që ai ka thënë ka dal jashtë kontekstit….thonë se ai ka kërkuar falje, janë prononcuar edhe përfaqësues të institucioneve tona politike, BIK-u etj…
Parashtrohet pyetja çka përfitohet prej prononcimeve?
Sigurisht se si individ nuk të lë të qetë kjo që pohohet të ketë thënë Hoxha. Gjykohet se Express po shantazhon komunitetin Islam në Kosovë? Edhe për këtë ka ilaq është Komisioni i Pavarur për Media dhe Gjykatat. Edhe nëse e ka thënë…Hoxha nuk është i pagabueshëm…dhe thonë se ka kërkuar falje nëse është keqkuptuar. Edhe MUSA ( Mojsiu) ka vrarë dhe Zoti i ka fal.
Ekzistojnë njerëzit që kanë dhënë shumë çështjes kombëtare dhe për të cilët duhet të flitet me maturi apo të mos flitet fare. Skenderbeu, Nëna Tereze, Adem Jashari, Ibrahim Rugova, Adem Demaqi e shumë të tjerë. Të flitet për këta njerëz në nënyrë çfarë dëgjuam vertet nuk na lë të qetë, posaçërisht kur flitet për një person të vdekur, për një grua dhë për një humaniste e Nobeliste.
Nuk është në kulturë të Islamit të ofendoj, as nuk është në kulturë të Islamit që për njerëzit e Librit (të Krishterët dhe Hebrenjët) të flitet me përçmim, sepse ekziston imperativi Islam që më njerëzit e librit duhet të flitet me mirësjellje. Nuk është në kulturë të Islamit as të duroj tiraninë.
Ta shikosh Islamin me sy të daltonistit vërtetë është dobësi. Është shumë lehtë të nxirren disa citate e të vendosen jashtë kontekstit. Kështu veproi Geert Wilders në Holandë, por atje gjykata e dha fjalën e vetë.
Poashtu nuk duhet të hallakatemi me konceptin Liri e Shprehjes, sepse Liria e shprehjes nuk është ofendim, por shprehje e vetës dhe mendimit të vetë. Mos të na ndodh Revolti i masës (Ortega y Gasset), Bojkoti i ndodhisë (Jean Baudrillard) apo Dhuna (Slavoj Zizek) . E vërteta është se e gjithë kjo na ka ndodh.
Sulmet ndaj Islamit janë bërë përditshmëri, prandaj edhe askush nuk befasohet…dhe nëse muslimanët reagojnë kjo cilësohet si është më keq. Sulmet ndaj Krishterimit ndodhin çdo ditë, dhe më shumë nga Krishterët se sa nga Muslimanët prandaj kjo perceptohet keq. Po të shikoheshin këto manifestime si ajo thënia më lartë e Saadi Shirazit problemet vërtetë do të zhdukeshin dhe për këtë ekziston mundësia.
Po të ishte konsultuar me mua Hoxha i nderuar e kisha këshilluar që të loboj në vendet Islame do të ishte më mirë se të ndaj fetë a se kush ku e ka vendin. E kisha këshilluar edhe të loboj në Qeveri të Kosovës që të siguroj më shumë vend për besimtarët sepse falen në podrumin e Novi Dom-it dhe në rrugë në Dardani e gjetkë, por të ndërtohet një Xhami e madhe ku besimtarët do të faleshin me dinjitet, e kisha këshilluar që të angazhohej edhe për ndërtimin e një Sinagoge për hebrenjët nga komuniteti ndërkobëtar…ky imazh (dhe jo vetëm imazh, por realitet) i duhet Kosovës, një vend për të gjithë.
Vizioni im i Kosovës është ai manifestim të cilin e shkatërroi Spanja mesjetare…atje ka ekzistuar Convivencia- një bashkëpunim i përkryer i dijetarëve Islam, Krishterë dhe Hebrenjë …që të përkthejnë dijen e huaj në gjuhën e kuptueshme, që ta krijojnë një qytetërim i cili shkëlqente. Kosova e ka këtë mudësi, sepse po jetojmë në rrethana kur kjo është mëse e mundëshme…jemi shtet multietnik, multifetar dhe vertet demokratik dhe për një gjë të tillë tani janë kushte ideale. Krejt çka duhet është të punojmë. Dhe tash po e kuptoj më mirë Eqrem Kryeziun, vërtet na duhet një Ministri për çështje fetare e cila do ta rregullonte këtë.
Më shumë kisha pas dëshirë ta kem në gjuhën shqipe Ibn Arabiun, San Huan De la Cruz-in, Maister Eckhart, Roesenbroeck, Hildegard Von Bingen, Rabia Al Adevia, Evelyn Underhill, Moshe Maimonides, Yuda Ha Levi, Francis Assisi etj., sesa të determinojmë kush ku e ka vendin…Zoti na urdhëron të mësojmë jo të ofendojmë, Zoti na urdhëron ta respektojmë kohën sepse ai betohet në kohën…Zoti na urdhëron të njihemi më mirë ….kam krijuar popujt që të njihen më mirë mes veti…
Po del se nuk e njohim mirë njëri tjetrin dhe këtë duhet ta bëjmë sa më shpejt.
Ndjej empati për pjesë të lënduar të trupit, nuk jam i qetë sepse jam njeri.

Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.