1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë

PDF Print E-mail

Harun JAHJA


Gjatë 20 viteve të fundit, numri i Muslimanëve në botë është rritur vazhdimisht. Të dhënat statistikore për vitin 1973 tregojnë se popullsia Muslimane në botë numëronte 500 milionë; tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Sot, çdo i katërti person është Musliman. Është e mundshme që popullsia Muslimane do të vazhdojë të rritet dhe që Islami do të bëhet feja më e përhapur në botë. Arsyeja për këtë rritje të vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e popullsisë në vendet Muslimane, por gjithashtu edhe me numrat në rritje të njerëzve të cilët po kthehen në Islam, një dukuri që ka marr vrull, posaçërisht pas sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 Shtator 2001 (që më tej do t'i referohemi si 9/11). Ky sulm, për të cilin i erdh keq çdokujt, në veçanti Muslimanëve, papritur ka tërhequr vëmendjen e njerëzve (në veçanti të Amerikanëve) për Islamin. Njerëzit në Perëndim po flasin
shumë për atë se çfarë feje është Islami, ç'thot Kur'ani, çfarë përgjegjësi rezultojnë me të qenit Musliman dhe si duhet Muslimanët t'i udhëheqin/drejtojnë punët e tyre. Ky interesim ka shkaktuar në mënyrë të natyrshme një rritje të numrit të njerëzve që kthehen në Islam në mbarë botën. Pra, parashikimi rëndom i dëgjuar pas 9/11 se "ky sulm do të ndryshojë rrjedhën e historisë botërore" në një mënyrë, ka filluar të realizohet. Procesi i kthimit drejt vlerave fetare dhe shpirtërore, të cilin bota është duke e përjetuar për një kohë të gjatë, është shëndrruar në një kthim në Islam.

Natyra e mrekullueshme e asaj që po ndodhë mund të shihet kur njeriu i kupton këto zhvillime që kanë lidhje me këtë tendencë, për të cilën kemi filluar të lexojmë në gazeta apo të dëgjojmë në raportet televizive. Këto zhvillime, përgjithësisht të raportuara si vetëm një element i rendit të ditës, janë në të vërtetë tregues shumë të rëndësishëm se vlerat morale Islamike kanë filluar të përhapen shumë shpejtë në mbarë botën. Si edhe në pjesët e tjera të botës, Islami është duke përjetuar një rritje të shpejtë në Evropë. Ky zhvillim ka tërhequr më shumë vëmendjen në vitet e fundit, siç dëshmohet nga shumë teza, raporte dhe artikuj të botuar për "vendin e Muslimanëve në Evropë" dhe "dialogu në mes të shoqërisë Evropiane dhe Muslimanëve." Bashkë me këto raporte akademike, mjetet e informimit kanë bartur raporte të shpeshta për Islamin dhe Muslimanët. Zanafilla e këtij interesimi
qëndron në rritjen e vazhdueshme të numrit të popullsisë Muslimane në Evropë dhe në arsyen se kjo rritje nuk mund t'i përshkruhet vetëm imigrimit. Derisa imigrimi me siguri ka pasur ndikim të rëndësishëm në rritjen e popullsisë Muslimane, aq shumë hulumtues e kanë adresuar këtë çështje për një arsye krejt tjetër: shkallën e lartë të konvertimit. Një histori e vitit 2004 në NTV News, e titulluar "Islami është religjioni që përhapet më së shpejti në Evropë," u muar me një raport të nxjerrur nga shërbimi i brendshëm sekret Francez. Raporti përmendi se numri i atyre që konvertohen në Islam në vendet Perëndimore ishte rritur edhe më shumë, në veçanti menjëherë pas sulmeve të 9/11. Për shembull, numri i të konvertuarve në Islam në Francë u rrit për rreth 30 dhe 40,000 vetëm vitin e kaluar.

Kisha Katolike dhe Ngritja e Islamit

Kisha Katolike e Romës, me qendër në Qytetin e Vatikanit, është njëri prej institucioneve që përcjell rrjedhat e konvertimit. Njëra prej temave kryesore gjatë takimit të Tetorit të vitit 1999 të sinodit të Evropës, në të cili muar pjesë gadi i tërë kleri Katolik, ishte pozita e Kishës në mijëvjeçarin e ri. Tema kryesore e konferencës ishte rritja e shpejtë e Islamit në Evropë. The National Catholic Reporter raportoi se disa individë radikal pohuan se e vetmja mënyrë për të ndaluar Muslimanët që të bëhen të fuqishëm në Evropë ishte që t'i japet fund tolerimit të Muslimanëve dhe Islamit; individë të tjerë më objektiv dhe më të arsyeshëm nënvizuan faktin se pasiqë dy religjionet besojnë në një Zot, nuk do të duhej të kishte vend për çfarëdo konflikti apo lufte në mes tyre. Në një seancë, Kryepeshkopi Karl Lehmann i Gjermanisë theksoi se ka më shumë pluralizëm të brendshëm brenda Islamit
se që shumë të Krishterë mund të përfytyrojnë dhe se pohimet e radikalëve për Islamin nuk kishin bazë në të vërtetën. (1)

Marrja parasysh e pozitës së Muslimanëve duke e ditur pozitën e Kishës në mijëvjeçarin e ri ishte mjaft me vend, sepse një analizë e vitit 1999 e KB-së tregonte se në mes të viteve 1989 dhe 1998, popullata Muslimane e Evropës u rrit për më shumë se 100 përqind. Raportohet se ka rreth 13 milion Muslimanë që jetojnë në Evropë: 3.2 milion në Gjermani, 2 milion në Britani të Madhe, 4 - 5 milion në Francë dhe të tjerët të shpërndarë nëpër tërë Evropën, në veçanti në Ballkan. Ky numër përfaqëson më shumë se 2% të popullsisë së përgjithshme të Evropës. (2)

Vetëdija Fetare e Muslimanëve po rritet në Evropë

Një hulumtim lidhur me këtë ka zbuluar poashtu se përderisa numri i Muslimanëve në Evropë vazhdon të rritet, ka një thellim të vetëdijes fetare në mesin e Muslimanëve. Sipas një studimi të bërë nga gazeta franceze Le Monde në Tetor të vitit 2001, krahasuar me të dhënat e grumbulluara në vitin 1994, shumë Muslimanë vazhdojnë të kryejnë faljet e tyre, të shkojnë në xhami dhe të agjërojnë. Kjo vetëdije është vënë re shumë më tepër në mesin e studentëve të universitetit. (3)

Në një raport të bazuar në raportet e shtypit të huaj në vitin 1999, revista Turke Aktüel njoftoi se hulumtuesit Perëndimor llogarisin se në 50 vitet e ardhshme Evropa do të bëhet njëra prej qendrave kryesore për përhapjen e Islamit.

Islami është pjesë e pandashme e Evropës

Bashkë me këtë hulumtim sociologjik dhe demografik, ne poashtu nuk duhet të harrojmë se Evropa nuk është njohur me Islamin vetëm në kohët e fundit, por se Islami është në të vërtetë një pjesë e pandashme e Evropës.

Evropa dhe bota Islamike kanë pasur marrëdhënie të ngushta me njëra tjetrën me shekuj të tërë. Së pari, shteti i Andaluzisë (756-1492) në Gadishullin Iberik dhe më vonë Kryqëzatat (1095-1291) dhe pushtimi Otoman i Ballkanit (1389), shkaktuan një marrëdhënie reciproke të qëndrueshme në mes të dy shoqërive. Shumë historianë dhe sociologë sot pohojnë se Islami ishte shkaku kryesor i lëvizjes së Evropës nga errësira e Mesjetës drejt shkëlqimit të Renesansës (Rilindjes) së saj. Në një kohë kur Evropa ishte e prapambetur në mjekësi.