Ju pyesni, Kur'ani pergjigjet
Muhammed Yahya Al Too
1. Kush është Krijuesi?
"Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, ai që ua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe u ka dhënë formë, e ju ka zbukuruar formën dhe u ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, Zoti i gjithësisë."
(Suretu Gafir: 64)
"Ai ju ka krijur prej një njeriu (Ademit); pastaj, prej tij ka krijuar shoqen e tij dhe Ai u ka krijuar tetë lloj kafshësh; Ai ju krijon në barqet e nënave tuaja, duke iu dhanë formë pas forme në tri errësira. Ky është, Perëndia – Zoti juaj, i Tij është i tërë pushteti, nuk ka zot tjetër pos Tij, e pra, nga po ia mbani ju?" (Suretu Zumer: 6)
"Me të vërtetë, Zoti juaj është Perëndia, që i ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë (periudha të caktuara kohe), e pastaj e mbisundoi gjithësinë. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; e Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhërit të Tij. Vetëm ai krijon dhe sundon. I Lartësuar është Perëndia, Zoti i gjithësisë!" (Suretu Araf: 54)
"Ky është Perëndia, Zoti juaj i vërtetë. E, çka keni pas së vërtetës, përpos humbjes? E, ku shkoni ju atëherë?" (Suretu Junus: 32)
2. Kush është Allahu?
"Ai është Perëndia, që s’ka zot tjetër përveç Tij, Sundues, i Amshueshëm, Ai është i pastër nga të metat, Paqëdashës, ai që jep siguri, Ai që mbikëqyrë të gjitha, i Plotëfuqishëm, Imponus, Madhështor. Qoftë falenderuar Perëndia, Ai është shumë lart nga ato që ia përshkruajnë Atij!"
"Ai është Perëndia, Krijues, Ai që prej asgjëje krijon, Ai që çdo gjëje ia jep formën, ai posedon emërat më të bukur, Atë e falenderojnë të gjithë (çka ekziston) në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm." (Suretu Hashër: 23-24)
"Me të vërtetë, Unë jam Perëndia; s’ka zot tjetër përveç meje; andaj, vetëm Mua adhuromë dhe kryej namazin, për të më kujtuar Mua!" (Suretu Ta ha: 14)
"Perëndia është – s’ka tjetër zot përveç Tij, (i cili) jeton përgjithmonë dhe zotëron (mbi të gjitha krijesat)! Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokend pa lejën e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç asaj që Ai ka dashur t’ua tregojë. Froni (Madhëria) e Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i ruajë ato. Ai është shumë i Lartë, i Madhëruar!" (Suretu Bekare: 255, Ajeti Kursij)
"Ai (Perëndia) e shpie natën (e zgjatë njërën dhe shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohën e caktuar; ky është Perëndia, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! E, ata që i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojnë as sa lëkura e bërthamës së hurmës." (Suretu Fatir: 13)
"Perëndia dëshmon se Ai është vetëm një, - por edhe engjëjt, e të diturit (e dëshmojnë këtë), duke qenë të qëndrueshëm në të vërtetën. S’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm." (Suretu Ali Imran: 18)
"Me të vërtetë Perëndia është im Zot dhe Zot i juaji, andaj adhuronie Atë. Kjo është rruga e drejtë!" (Suretu Ali Imran: 51)
3. A mendoni vallë se Allahu ju krijoi vetëm për lojë dhe pa asnjë arsye?
"Mos vallë, keni menduar ju, që Ne ju kemi krijuar juve kot dhe që nuk
do të ktheheni te Ne?”(Suretu Mu'minune: 115)
4. Për çfarë e krijoi Allahu njerëzimin?
"Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Suretu Dharijatë: 56)
5. Çfarë na urdhëron Allahu të bëjmë?
"Perëndia ju urdhëron që detyrat e besueshme t’ua besoni atyre që janë të denjë për to dhe kur të gjykoni në mes njerëzve – gjykoni drejt; Perëndia, në të vërtetë, ju këshillon mrekullueshëm. E, Perëndia me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!" (Suretu Nisa: 58)
"Thuaj(O Muhamed): “Ejani t’ju lexoj ato që ju ka ndaluar Perëndia: Atij mos i bëni shok; bëju mirë prindërve; mos vritni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, Na ju ushqejmë ju dhe ata. Mos ju çasni të këqijave, qofshin ato të hapëta apo të fshehta. Mos e vritni personin, vrasjen e të cilit e ka ndaluar Perëndia, përveç kur e kërkon drejtësia (gjyqi). Këto ju porosit Ai, që ta fisnikëroni mendjen." (Suretu En'amë: 151)
6. Nga ku duhet ta kërkoj udhëzimin?
Me emër të Allahut, Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh.
Çdo lavdërim i përket Allahut (Perëndisë), Zotit të Gjithësisë
Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh.
Sunduesit të ditës së gjukimit.
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!
Udhëzona në rrugë të drejtë.
Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi.
E jo në (rrugën) e atyre që kanë shkaktuar pezmin (Tënd), as në rrugën e atyre që janë të humbur! (Suretu Fatiha 1-7)
7. Kujt duhet ti lutemi në kohë të vështira?
"Kur të hipin në barkë, i lutën Perëndisë sinqerisht, e kur Ai t’i sjellë (shpëtojë) në tokë, përnjëherësh ata i bëjnë shok Atij." (Suretu Ankebutë: 65)
"E, kur njeriun ta gjejë e keqja, atëherë Na lutet: shtrirë, ose ulur, ose në këmbë (në çdo mënyrë). E, posa Na t’ia largojmë të keqen atij, vazhdon – thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu plangësprishësve (batakqinjëve) iu zbukurohet ajo që punojnë. "(Suretu Junus: 12)
8. Çfarë u ndodhi popujve të mëparshëm kur ata nuk ju binden Allahut?
"Ne të gjithë i kemi dënuar për mëkatin e vet. Ne, disave u kemi dërguar fortunën dhe disa të tjerë i ka goditur zëri i tmerrshëm, ndërsa disa prej tyre i kemi sharruar në tokë; e disa prej tyre i kemi fundosë në ujë. E, Perëndia nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetes i kanë bërë zullum." (Suretu Ankebutë: 40)
9. Si mund të jemi të bindur që Kur'ani nuk ka ndryshuar?
"Na, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij)."(Suretu Hixhr: 9)
10. Ke duhet të adhurojmë?
" Me të vërtetë, Unë jam Perëndia; s’ka zot tjetër përveç meje; andaj, vetëm Mua adhuromë dhe kryej namazin, për të më kujtuar Mua!" (Suretu Taha:14)
11. Çfarë është feja e Allahut?
"Feja e vërtetë te Perëndia është vetëm Islamizmi. Ata, të cilëve u është dhënë Libri, ranë në konflikt – pasi u erdhi njohuria dhe këtë, për shkak të egoizmit në mes tyre; e kushdo që i mohon argumentet e Perëndisë, Perëndia është i shpejt në llogari." (Suretu Ali Imran: 19)
12. Cila fe është e pranuar tek Allahu?
"E ai që kërkon tjetër fe përveç islamizmit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur." (Suretu Ali Imran: 85)
13. Prej nga vjen Kur'ani?
"Kështu të shpallë ty, si dhe atyre para teje, Perëndia i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm." (Suretu Shura: 3)
"Vallë, të kërkojë tjetër arbitër përveç Perëndisë, e Ai është që ju ka zbritur Librin (Kur’anin) e shpjegueshëm. Atyre që Ne ua kemi dhënë Librin (para jush), e dinë se ai (Kur’ani) është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Dhe, kurrsesi mos u bënë nga ata që dyshojnë!" (Suretu Ename: 114)
14. Pse Allahu dërgoi pejgamberë?
"Dhe Na kemi dërguar pejgamber vetëm me qëllim, që njerëzit me lejen e Perëndisë t’u përulen atyre. E, kurdo që ata pas gabimit të bërë, të vinin te ti për të kërkuar falje te Perëndia dhe Pejgamberi t’i lutet Perëndisë për amnestimin e tyre, do të vërenin ata, se Perëndia, me të vërtetë, është pranues i pendimit dhe mëshirues." (Suretu Nisa: 64)
15. A duhet ti besojme të gjithë pejgamberëve?
"Pejgamberi beson në ate që i është shpallur (Kur’ani) nga Zoti i tij, dhe besimtarët; - të gjithë ata besojnë Perëndinë, engjëjt e Tij, Librat e Tij dhe pejgamberëve të Tij: “Na nuk e dallojmë asnjerin nga pejgamberët e Tij”. Ata thonë: “Na dëgjuam dhe përulemi, - falna neve o Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi!" (Suretu Bekare: 285)
16. Çfarë ndodhi me shkrimet e mëparshme?
"Në mesin e Hebrenjve ka asish që i ngatërrojnë fjalët prej vendesh të tyre dhe thonë: “Dëgjuam, por kundërshtuam!” dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Rá’iná!” duke prishur kuptimin me gjuhën e tyre dhe duke sulmuar në fenë. Po sikur ata të thonin: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!” – kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata; por Perëndia i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre; ata nuk besojnë, përpos një numri të vogël." (Suretu Nisa: 46)
"Për shkak se ata e thyen obligimin e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua forcuam (si gur) zemrat e tyre. Ata ngatërrojnë rendin e fjalëve nga vendet e tyre, duke harruar një pjesë nga ato këshilla. Ti përherë do të vërejsh tradhëtinë e tyre, përpos një pakice të tyre, pra, falju atyre fajet dhe mos i qorto! Se, Perëndia, i don bamirësat." (Suretu Maide: 13)
17. Kush është pejgamberi i fundit?
"Muhammedi është vetëm Profet. Por, edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa (në fe të gabuar) nuk i bënë kurrfarë dëmi Perëndisë. Se, Perëndia do t’i shpërblejë falenderuesit."(Suretu Ali Imran: 144)
18. Kë fton pejgamberi i fundit, Muhamedi (alejhi selam)?
"Na të kemi dërguar ty për tërë njerëzimin – sihariques dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk dinë…" (Suretu Sebe:28)
19. Çfarë ka pregaditur Allahu për Jehudit dhe të Krishterët?
"O ju besimtarë, - ruajuni Perëndisë dhe besoni Profetin e Tij, Ai do t’ju dhurojë mëshirë të dyfishtë, dhe do t’u japë dritë me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t’ju falë (gabimet); Perëndia është falës dhe mëshirues.." (Suretu Hadid: 28)
20. Cila ishte natyra e Isait (Jezuit) (alejhi selam)?
"Rasti i Isait te Perëndia, në të vërtetë, është si rasti i Ademit, që e krijoi prej baltës e pastaj tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë." (Suretu Ali Imran: 59)
21. Çfarë thotë Allahu për Marijen(Merjemen)?
" (kujtoje) kur engjëjt i thanë (Merjemes): “O Merjeme! Perëndia të ka zgjedhë ty, të ka pastruar ty, dhe të ka privilegjuar ty mbi të gjitha femrat e botës."
"O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëni sexhde dhe ruqu bashkë me ata që përulen!”
"Këto janë lajme të panjohura (sekrete). Na po t’i shpallim ty (o Muhammed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hedhën short, se kush nga ata do të marrë Merjemën në mbrojtje. Dhe ti nuk ishe i pranishëm kur ata grindeshin."
"(Kujtoje) atë kohë kur engjëjt i thanë: “O Merjeme! Perëndia të sihariqon ty me një djalë: emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemit, do të bëhet i famshëm në këtë botë dhe në tjetrën dhe do të jetë njëri nga të afërmit e Perëndisë."
"Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep edhe duke qenë si njeri i rritur, dhe do të jetë nga më të mirët."
"Merjemi tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur asnjë mashkull?” – Ja kështu – tha: “Perëndia krijon ç’të dojë Ai. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: ‘Bëhu!’ – dhe ajo bëhet”. (Suretu Ali Imran: 42-47)
22. A u kryqëzua dhe a vdiq Jezusi në kryq?
"Dhe për fjalët e tyre: “Na kemi mbytë Mesihun – Isain të birin e Merjemes, Pejgamberin e Perëndisë”. Por, ata as nuk kanë mbytur as nuk e kanë varë, por iu ka përngja atyre (një person). Ata që bënë polemikë për çështjen e tij, ata me siguri gjenden në dyshim përr të, (Isain). Ata nuk kanë ditur kurrgjë për te, por vetëm u janë mbështetur supozimeve. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë mbytur,"
"por, Perëndia e ka ngritur pranë Vetes (në një vend që nuk e arrijnë njerëzit). Se Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm." (Suretu Nisa: 157-158)
23. A ishte Jezusi biri i Zotit?
Thuaj: “Perëndia është Një!
Perëndisë i drejtohen për çdo gjë!
(Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë,
dhe askush nuk i gjason Atij!” (Suretu Ihlas)
24. Si mund të jemi të shpëtuar?
"Për ata që besojnë dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me zullum, atyre u përket siguria dhe ata janë në rrugë të drejtë”." (Suretu En'amë: 82)
25.Çfarë është jeta e kesaj bote?
"Dijeni që jeta në këtë botë nuk është kurrgjë tjeër veçse lojë dhe dëfrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndërmjet jush dhe vrapim kah pasuria dhe numri i fëmijëve! Kjo i shembëllen bimës, e cila pas hiut rritet dhe entuziazmon bujqit, e ajo pastaj gufon, po më vonë e sheh të zverdhur (vyshkur), që më në fund (të shkatërrohet). Kurse, në botën tjetër ka vuajtje të mëdha dhe amnesti nga Perëndia dhe kënaqësi nga Ai; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e mashtruar."(Suretu Hadid: 20)
26. Çdo e mirë që të vjen është prej Allahut?
"Çdo dhunti që keni është nga Perëndia. E, kur t’ju godit ndonjë fatkeqësi, prap prej Tij – me zë kërkoni ndihmë." (Suretu Nahl: 53)
27. Si mund të jem i sigurt që Allahu më fal?
"(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëse bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”.(Suretu Ibrahim: 7)
28. Si ti ruajmë vetet tona nga dënimi i dhembshëm?
"O besimtarë, a doni t’ju orientojë në një tregti, e cila ju shpëton nga vuajtja e dhembshme:
Besoni në Perëndinë dhe në Profetin e Tij, dhe luftoni në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe trupin tuaj. – Kjo është më mirë për ju, - nëse e dini. " (Suretu Saff: 10-11)
29. Çfarë ndodh me atë që i mbështetet së vërtetës në Allahun?
"…dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret; kushdo që mbështetet te Perëndia, Ai i mjafton atij. Perëndia, me të vërtetë, i zbaton deri në fund punët e Tij; Perëndia, për çdo gjë ka caktuar afatin." (Suretu Talak: 3)
30. Cili është përfundimi i mosbesimtarëve?
"Sot, prej jush nuk pranohet kurrfarë kompensimi, e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju, e sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”(Suretu Hadid: 15)
31. Cili është përfundimi i besimtarëve?
"E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Na do t’i shpiem në kopshte – në të cilat rrjedhin lumenjt; ata do të banojnë në to (xhennete) vazhdimisht e përgjithmonë. Ata do të kenë në to bashkëshorte të pastra dhe Na do t’i shpiem ata në hije të dendura."(Suretu Nisa: 57)
32. Si mund të bëhem i lumtur?
"Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar." (Suretu Nahl: 97)
www.burimi.org

Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.