Çështja e Palestinës pas Luftës së Dytë Botërore (1948-2008)
Ajni Sinani
Vendosja e mandatit britanik mbi Palestinën dhe fillimi i shpërnguljes së çifutëve për të themeluar shtetin e tyre nacional në të, duke bërë thirrje për Izraelin biblik, ka pasur si pasojë themelimin e Izraelit dhe, më pas, edhe zhvillimin e disa luftërave mes Izraelit dhe disa vendeve arabe, përfundimi i të cilave ka qenë katastrofal për popullin palestinez.
Për shkak të problemit palestinez, qysh prej ca dekadash, zona e Lindjes së Mesme është zona më e nxehtë e rruzullit tokësor.
Gjatë këtyre gjashtë dekadave, që nga themelimi i Izraelit, ka pasur një heshtje nga faktori ndërkombëtar dhe nuk ka pasur ndonjë ndërmarrje serioze për gjetjen e zgjidhjes të këtij problemi. Rezolutat e aprovuara nga KS nuk janë përfillur dhe janë refuzuar nga Izraeli.
Kohëve të fundit shohim iniciativa për gjetjen e një zgjidhjeje të këtij problemi. Madje gjithnjë e më shumë po rritet bindja se kështu nuk mund të vazhdohet më. Megjithatë çështja e Palestinës mbetet e hapur.
Lexuesit shqiptarë nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për sa i përket problemit të Palestinës. Një studim, si ky, ka qenë i nevojshëm në gjuhën shqipe, pasi deri tani nuk kemi pasur asnjë studim, e as ndonjë vështrim sistematik, për çështjen e Palestinës.
Ndërkohë që autorë të shumtë nga vende të ndryshme janë marrë me këtë temë, tek ne nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Madje edhe nëse është shkruar diçka rreth kësaj teme, më shumë ka qenë në suaza të punimeve gazetareske se sa një punim apo një studim i mirëfilltë.
Hulumtimet tona në këtë drejtim i kemi orientuar dhe kufizuar në një periudhë të caktuar që përfshijnë gjashtë dekada. Në këtë punim jam përpjekur të bëj një studim shkencor rreth çështjes palestineze, në rrafshin historik dhe politik. Kjo, ngase vetë çështja është e lidhur me këto dy elemente.
Në punim kam ndjekur metodologjinë përshkruese analitike, duke bërë përshkrimin e fakteve dhe analizimin e tyre. Meqenëse literatura në gjuhën shqipe nuk është e mjaftueshme, kam përdorur literaturë në gjuhën arabe, angleze dhe boshnjake, dhe në një masë të konsiderueshme edhe nga interneti.
.....
Palestina është një territor i vogël arab që ka pozitë strategjike jashtëzakonisht të rëndësishme në rrugët botërore, detare, ajrore dhe tokësore. Ajo gjendet në afërsi direkte me Kanalin e Suezit.
Palestina nën qeverinë osmane ishte një pjesë integrale e Sirisë, ndërsa sanxhaku i Jerusalemit, për shkak të problemeve dhe rëndësisë së tij të veçantë, udhëhiqej nga një mytesarif që lidhej drejtpërsëdrejti me Stambollin.
Palestina ka filluar të trajtohet si problem ndërkombëtar me fillimin e copëtimit të Perandorisë Osmane dhe si rezultat i kërkesave të izraelitëve për të jetuar në një shtet, për shkak të shtypjeve dhe torturave të shumta që të krishterët e Evropës kishin ushtruar ndaj tyre, të cilat e arritën kulmin e tyre me gjenocidin hitlerian.
Gjatë Luftës së Parë Botërore 1914 -1918, Anglia e pushtoi këtë vend. Arabët në Luftën e Parë Botërore luftuan kundër Perandorisë Osmane dhe iu bashkuan fuqive aleate. Megjithatë ata nuk e fituan pavarësinë e premtuar nga ana e Britanisë dhe ranë nën okupimin e drejtpërdrejtë evropian në emër të Sistemit të Mandatarëve.
Britania e Madhe filloi t'u japë premtime diametralisht të kundërta arabëve dhe çifutëve mbi të ardhmen e Palestinës. Në atë kohë janë hartuar dy letra. Në njërën, komisari i lartë për Egjiptin, sër Henri Mak Maon, në emër të qeverisë britanike, i premtoi sherifit të Mekës, Husejnit, figurës më të njohur politike arabe në atë kohë, se pas luftës Palestina do të bëhet shtet i pavarur arab.
Ndërkaq, në letrën tjetër, ministri britanik i punëve të jashtme, Arthur James Balfour, përsëri në emër të qeverisë britanike i premtoi Lordit Rothschild, një prej përfaqësuesve kryesorë të çifutëve të botës, se pas luftës Palestina do të "bëhej" një vatër kombëtare e popullit çifut.
Konflikti palestinezo-izraelit arriti kulmin me formimin e Izraelit dhe me humbjen e Palestinës. Krijimi i shtetit hebraik me forcën e armëve në vitin 1948 shkaktoi luftëra të shumta në Lindjen e Mesme.
Arabët nuk deshën ta pranonin Izraelin, sepse për ta shteti çifut ishte i huaj dhe i imponuar në tokën e tyre. Ai ishte krijuar për të vënë në vend dhe për të kompensuar vuajtjet e çifutëve, të cilat nuk i kishin shkaktuar popujt arabë.
Arabët nuk kishin pasur ndonjëherë probleme me çifutët derisa u themelua shteti i Izraelit. Këtë e pranon edhe Samuel Huntingtoni, i cili thotë se në Lindjen e Mesme konflikti ndërmjet arabëve dhe çifutëve në Palestinë ka nisur me themelimin e atdheut çifut.
Në botën muslimane hebrenjtë nuk kanë pësuar kurrfarë dhune, sikurse ushtroi mbi ta Evropa e krishterë ndër shekuj, duke përfshirë edhe holokaustin e shek. të XX-të. Palestinezët muslimanë dhe të krishterë bashkëjetonin paqësisht me pakicën hebraike.
Por me themelimin e shtetit të Izraelit, shumica e popullsisë palestineze u detyrua të largohet nga shtëpitë dhe tokat e saj. Ata që mbetën u detyruan të jetojnë si qytetarë të kategorisë së dytë në tokën e tyre.
Konflikti në Lindjen e Mesme është shndërruar në vatrën e krizës më të gjatë në botë dhe me kalimin e kohës ka marrë gjithnjë e më shumë dimensione të rrezikshme kryesisht nën influencën e politikës ekspansioniste izraelite.

Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.