Vlera e dijes dhe mesimdhenies
U dërgova si mësues!... Një ndër mrekullitë e shumta është se ai qe i pashkollë, por nga ai dolën mësues e edukatorë. Islami nxit dhe obligon zhvillimin dhe përparimin e të gjithë atyre që e përqafuan këtë fe anembanë faqes së dheut, sepse çdo personalitet njerëzor nuk mund të drejtohet dhe as të ndriçohet përveçse me dije, siç e konfirmon Zoti i Lartëmadhëruar në Kur'an:
“...A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim" (Zumer, 9).
Në këtë verset kur'anor del në pah vlera e dijes, ku Zoti i dallon poseduesit e saj nga gjithkush tjetër.
Feja Islame nuk është thjeshtë një grumbull ritesh që trashëgohen nga njëri brez në tjetrin dhe kurrsesi nuk mund të merret fragmentale, por ajo është një kompleks realitetesh të nxjerra nga një libër gjithpërfshirë s në urtësi dhe nga një praktikë (sunnet) e Profetit a.s. e drejtpeshuar dhe e matur. Nuk ka asnjë dyshim se të gjitha programet mësimore krijojnë në të gjitha komunitetet një atmosferë ku mbretëron dija e sheriatit e ndërtuar mbi bazën e urdhëresave dhe të ndalesave – edukimit individual, familjar e shoqëror.
Dija fetare ia mundëson njeriut rritjen e sinqeritetit e të pastrimit, që me këtë kuptojmë se çdo dije që të afron te Allahu, të shton devocionin ndaj Tij, e njëkohësisht të nxit në vepra të mira. Dija konsiderohet një adhurim i madh sa që Allahu i ka paraprirë dhe e ka vendosur para punës, siç thotë në Kur'an:
"Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd..." (Muhammed, 19).
Dija e dobishme është ajo që ngrihet mbi bazën e njehsimit të Zotit e cila është mjeti i parë themelor që të ndriçon mendjen, të rrit devocionin ndaj Zotit dhe të afron me Të, saktëson ecurinë e muslimanit, dhe ngulit e konsolidon besimin në zemrën e tij.
Pa dyshim se të kërkuarit e dijes është një adhurim i madh dhe ajo është ndër veprat më të dashura të Zotit, dhe për të mësuar elementet bazë të fesë është i obliguar çdo musliman.
"... All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri..." (Muxhadele, 11).
Nga mirësitë më të mëdha të dijes është se ajo ia mundëson poseduesit të saj mbjelljen e frikës dhe të devocionit ndaj Zotit. E për këtë dijetarët që harmonizuan dijen me veprimet e tyre janë njerëzit më të frikësuar ndaj Tij, madje kjo lloj frike është e rrethuar dhe e kufizuar vetëm për dijetarët siç thuhet në Kur’an:
"... Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët..." (Fatir, 28)
Por, e keqja se në ditët tona, ka nga ata që mendojnë dhe pretendojnë që ishin këto mësime fetare që e lanë shoqërinë tonë në këtë gjendje, derisa i kërkuan njëri-tjetrit dhe fëmijëve të tyre që të dalin nga guacka e këtyre mësimeve, të thyejnë prangat, të kalojnë kufijtë, e të ecin të vetëm, pa përkujdesjen e Zotit Krijues, ose të përgatiten për një shpërblim të pritur. Iluzionet e këtyre iluzionistëve lidhen thjeshtë me iluzionet e këtyre njerëzve, sepse është dija që të ofron zgjidhje për çdo problem, ilaç për çdo sëmundje, gjykim për çdo çështje, kështu që fjalët e tyre nuk kanë asnjë lloj baze dhe lidhje me mësimet fetare.
Pasimi i këtij gabimi jo thjesht që është jo efektiv, por ai sjell një dëm të paparashikueshë m, sepse “feja përnjëherë nuk lihet, por pak nga pak fillon sa fshihet; më parë lihet mësimi dhe fillon sëmuret besimi; ligësia kështu zihet se shef rrushi rrushin nxihet. Sepse gjyshi sefte lë synenë, pastaj yt atë vaxhibin, farzin yt bir me nipin, stërnipit ma gja si mbetet, s’di i gjori ku të mbështetet”, siç thotë Hafiz Ali Korça.
Largimi nga mësimet fetare është çelësi i portave të anarkisë, rrënimit dhe shkatërrimit, madje sot është nevoja më e madhe se kurrë e përqafimit të këtyre mësimeve.
Feja dhe mësimet e saj kanë qenë – janë dhe do të jenë pikëtakimi i mendjeve të shëndosha dhe e natyrave të pastra. Këto akuza që dëgjohen nga bashkëkohësit tanë nuk janë të reja, por këto kanë ekzistuar që në kohën e lashtësisë, siç e konfirmon Allahu i Madhëruar:
"E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija. E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: "Legjenda të të parëve!" Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan." (Mutafifin, 12-14).
Përkundrazi pasimi i kësaj feje, përqafimi i mësimeve të saj është një hapje e mendjes njerëzore ku e bënë të ndjejë, apo thënë ndryshe të ketë një reagim pozitiv të punojë në harmoni me argumentet e Zotit në qenien e Tij. Ky mësim i bën besimtarët të jenë të ekuilibruar në të gjitha aspektet e jetës, po ashtu i bën të respektuar në këtë botë e të shpëtuar në botën tjetër.
Islami është një fe ku ekzistenca e saj materiale dhe edukative është ndërtuar duke u thelluar në dije, duke përparuar në kulturë, pasi këto elemente janë garancia e çdo qytetërimi dhe e çdo kohe.
Pejgamberi a.s. thotë: "Kujt Zoti ia do të mirën e thellon atë në fe". (Muttefekun alejhi)
“Dijetarët janë trashëgues të profetëve”. (Buhariu)
Pasi që dihet se nuk ka shkallë më të lartë se të profetëve, po a ka nder më të madh se të trashëgosh profetët, ndërkohë ata nuk trashëguan pasuri e fëmijë, por trashëguan dituri. Dhe thotë: "Për dijetarin lutet çfarë ka në qiej e në tokë".
Besimi është i ekspozuar, dhe veshja e tij është përkushtimi. Zbukurimi i këtij besimi është turpi, ndërsa frytet e saj janë dija.
Po ashtu thotë: "Njerëzit janë minerale, si mineralet e arit dhe të argjendit. Të mirët e atyre që ishin në epokën para islamit, janë të mirët e tyre në islam kur thellohet në fe". (Muttefekun alejhi)
Zoti xh.sh., dijen, jo vetëm që e obligoi, por madje e preferoi edhe më shumë se adhurimet që konsiderohen nafile (falje vullnetare ose fakultative) siç thotë Pejgamberi a.s.: "Virtyti, mirësia e dijetarit kundrejt adhuruesit është si mirësia ime kundrejt burrit më të dobët të shokëve të mi". (Sahih Tirmidhi)
Po ashtu thotë: "Mirësia dhe preferenca e dijetarit kundrejt adhuruesit është si mirësia e hënës së plotë kundrejt yjeve”. (Sahih Tirmidhi)
“Kushdo që kërkon një rrugë në kërkim të dijes Zoti ia lehtëson rrugën për në Xhennet”. (Muslimi)
Vlen të përmendet këshilla që Pejgamberi a.s. ia dha Muadh ibn Xhebelit ku i thotë: "Studioni dijen se të mësuarit e saj është frikë për Zotin, të kërkuarit e saj është adhurim ndaj Tij, të përmendurit është madhërim, thellimi në të është xhihad, mësimdhënia për ata që nuk e dinë është sadaka (lëmoshë), shpërndarja në komunitet është vepër fisnike, është ndriçuese e rrugës për në Xhennet, shoqërues në vetmi, udhëzues në përballjet e situatave të gëzimit e të pikëllimit, armë kundër armiqve dhe stoli në mesin e miqve...”
Edhe pse vlerat e xhihadit dihen sipas dy burimeve autentike Kur’anore dhe profetike që janë me dhjetëra argumente që flasin për këtë çështje, Allahu nuk kërkon që të gjithë të dalin në xhihad, por të veçohen disa njerëz të çdo grupi për të përvetësuar dhe akumuluar dijen e saktë, e më pas t’ua përcjellin të tjerëve kur të kthehen.
"Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t'u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen)" (Teube, 122)
Lufta në disa raste bëhet e pashmangshme dhe kur jepet kushtrimi nga një prijës i drejtë duhet që t'i bindemi. Edhe pse është obligim në raste të veçanta, Zoti Fuqiplotë kërkoi që një grup besimtarësh të veçohet me qëllimin e vetëm, atë të studimit.
Një ditë prej ditësh doli Pejgamberi a.s., ndërsa shikoi dy mexhlise, ku njëri prej tyre i lutej Zotit, ndërsa grupi tjetër mësonin njerëzit dhe tha: "Përsa i përket këtyre që i luten Zotit nëse do Allahu ua jep, e përndryshe ua refuzon. Ndërsa, përsa u përket këtyre, këta i mësojnë njerëzit, pasi që unë jam dërguar si mësues, e më pas u ul me ta”. (Ibni Maxheh)
Prandaj pa humbur kohë le t'i referohemi kësaj rrëfenje të madhe të Pejgamberit a.s. ku e quan ndër gjërat më të mira hyrjen me dije në punë, qëndrueshmërinë në të - me durim, dorëzimi i saj të bëhet me perfeksionizë m.
"Më i miri nga mesi juaj është ai që e mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëve".
Dhe poqëse doni një jetë të lumtur, vdekje si martir, shpëtim në Ditën e ringjalljes, udhëzim në Ditën e humbjes, atëherë studioni Kur'anin se është fjalë e Mëshiruesit, mbrojtje nga shejtani dhe rëndesë në peshojë.

Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.