1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu  Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe  te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.
  • Previous
  • Next
  • Stop
  • Play
  • Promovimi
  • Me jetimet
  • Kursi Verore

Qëllimi dhe Objektivat

PDF Print E-mail

Shoqata “Burimi” është një iniciativë e inteletualëve muslimanë, të cilët dëshirojnë t’i japin vlerat që i mungojnë shoqërisë në të cilën jetojmë, duke marrë shkas edhe nga një thënie e të dërguarit të fundit, Muhamedit (a.s): “Jam dërguar që t’i tuboj vlerat e mira dhe t’i përsosi ato!”.

Është motivi ynë që t’i jetësojmë virtytet, moralet dhe vlerat pozitive të krijesës njerëzore!

Duke jetuar në një shoqëri multikulturore, të hapur, multifetare, me ide dhe koncepte të ndryshme, atëherë menduam se ne i detyrohemi kësaj shoqërie që t’i japim diçka nga vlerat tona, si kontribut për zhvillimin e saj…

Kompleksiteti i problematikave me të cilat haset shoqëria jonë si: droga, alkooli, sida, shthurja e familjes, humbja e identitetit njerëzor, gjakmarrja, varfëria e shumë probleme të tjera sociale kanë qënë një shtytje që të marrim përsipër sado pak, të bëhemi rregullatorë, kontribues dhe faktor pozitiv në lehtësimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ne mendojmë se, të gjithë sëbashku do të punojmë në mënyrë që të përhapet e mira e të ndalohet e keqja!

Bëhu edhe ti pjesë e projektit tonë!

Objektivat e Shoqatës "'Burimi':   

-
Realizimi i projekteve edukativo-arsimore si, hapja e qendrave kulturore të informimit e trajnimit, hapja e kopshteve, shkollave dhe institucioneve, të cilat ndihmojnë zhvillimin arsimor të vendit.


- Realizimi i projekteve të bamirësisë si: Ndihmë për familjet në nevojë, jetimët, të moshuarit e braktisur, ndihmë zonave të goditura nga fatkeqësitë, etj.


- Realizimi i programeve të cilat kultivojnë për shoqërinë, traditat e mira, qytetarinë, harmoninë dhe tolerancën ndërfetare; kjo nëpërmjet takimeve, bisedave, seminareve, simpoziumeve, publikimeve të materialeve të botuara si: broshura, gazeta, revista apo libra.


- Të krijojë kushte për të rinjtë me anë të programeve të veçanta arsimore dhe edukative, me qëllim minimizimin e veseve, sjelljeve të ulta dhe sëmundjeve që janë të pranishme në shoqërinë tonë.


- Të krijojë projekte të përbashkëta me shoqata të tjera jo fitimprurëse, me institucione shtetërore vendase dhe të huaja, në mënyrë që të bashkëpunojë në dobi të shoqërisë dhe komunitetit. Të ngrejë qendra kulturore-edukative, bibliotekë, internet, etj, veçanërisht për rininë studentore, duke i ardhur sa më shumë në ndihmë formimit të saj kulturoro-profesional, si dhe fetar. Angazhimi tërësisht në veprimtari humanitare në raste fatkeqësish.