Promovimi i Shoqatës Kulturore ‘Burimi’
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.
Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Kumtesa e pare me temë ‘Ballafaqimi me sfidat e kohës’ u mbajt nga teologu Altin Loshi. Tema e referuar nga ana e teologut synonte të tregonte se si bota islame dhe gjithë muslimanët të ballafaqohen sot me sfidat e mijevjeçarit të ri. Në kumtesë trajtohej roli i mediave dhe ndikimi i tyre në edukimin e të rinjve muslimanë; mënyra më e mirë me të cilën kjo rini duhet të ballafaqohet me sfidat e kohës...
Më pas e mori fjalën z. Sokol Mandi (Drejtori i Shoqatës Burimi), i cili shpalosi idetë dhe
projektet e detajuara të kësaj shoqate.
Ndër të tjera ai informoi për vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, nr. 781, për njohjen e Shoqatës Kulturore “Burimi’ si përson juridik.
“Shoqata kulturore ‘Burimi’ është një organizatë joqeveritare, e pavarur, jo politike dhe pa qëllime fitimi.
Objektivat kryesore të kësaj shoqate janë të shumta, ndër të cilat përmendim: Hapjen e shkollave private, kopshteve, qëndrave të formimit profesional, bibliotekave, qëndrave të internetit, etj., të cilat do të shërbejnë veçanërisht për rininë studentore. Realizimi i projekteve humanitare dhe bamirëse duke përfshirë në to grupe të ndryshme sociale që gjejnë vështërsi në përballimin e jetesës si: Të moshuar të braktisur, jetimë, familje me shumë anëtarë, familje të ngujuara, etj, etj.
Hapja e kësaj shoqate është një ngjarje e rëndësishme në jetën arsimore, shkencore dhe kulturore të qytetit tonë. Shkodrës së traditave të mëdha e të gjithëanëshme po i ofrojmë një qendër të një pune serioze e dinjitoze për rininë studentore! – theksoi ai.
Ndër të tjera ai citoi një thënie të të dërguarit Muhammed (a.s): “Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman dhe muslimane”! Gjithashtu ai (a.s) ka thënë: “Më i miri ndër njerëzit është ai që u shërben atyre”...
Qëllimi ynë është, që rinia jonë të ngritet në shkallët më të larta të arsimit, moralit dhe të qytetarisë, ndaj nxitemi në këtë mision të madh nga ajeti i madhërueshëm i Kur’anit: “Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte. (Suretu Alak 1-5)”
Aktivitetin e promovimit të shoqatës e përshëndeti edhe Prefekti i Qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, i cili ndër të tjera theksoi:
- “Feja islame në veçanti, me institucionet e saj ka një kontribut të padiskutueshëm në konsolidimin e Shtetit Shqiptar, në edukimin e brezit të ri, në formimin e tyre arsimor dhe kulturorë.
Desha t’ju uroj suksese në iniciativat e tyre edhe shoqatën kulturore ‘Burimi’ si një ndër shoqatat më me prespektivë dhe njëkohësisht të falenderoj të gjithë ato donatorë që kanë mbështetur dhe që mbështesin, jo vetëm në fushën e edukimit, por edhe në atë të mirëkuptimit dhe tolerancës në shoqërinë tone!
Si prefekt i Qarkut të Shkodrës por edhe nga institucionet qendrore të qytetit tone, do të keni vazhdimisht mbështetjen tonë në lidhje me veprimtarinë tuaj si dhe bashkëpunim në veprimtari të përbashkëta në dobi të komunitetit tonë!”
Përshëndetjen e rastit e mbajti edhe Myftiu i Shkodrës Imam Ndrçim Sulejmani, i cili ndër të tjera theksoi: - “Kjo shoqatë, ashtu siç është edhe emblema e saj, ka origjinë dhe mbështetje të moralit të Kur’anit, është burimore, pasi drejtohet nga një drejtues teolog, i cili e di rëndësinë e të udhëhequrit të një shoqërie me disiplinë dhe moral të pastër islam. Ai shprehu kënaqësinë që kjo shoqatë do të ketë mbështetjen e kërkuar nga myftinia Shkodër në çdo aktivitet që ajo do të zhvillojë në dobi të shoqërisë sonë dhe në veçanti rinisë.”
Ish myftiu i Shkodrës, Haxhi Faik Hoxha në fjalën përshëndetëse theksoi:
- “Është një gëzim i madh, sidomos për ne të moshuarit, që All-llahu na bëri të mundur që t’ju shohim të bashkuar dhe të vëllazëruar, intelektualët dhe rininë e qytetit tonë. Puna e kësaj shoqate do të ndihmojë, që rinia jonë të marri edukatën dhe moralin e pastër islam të bazuar në Kur’anin famëlartë dhe në traditën profetike. Është një gëzim i madh që sot xhamiat tona frekuentohen nga të rinj dhe të reja intelektualë dhe intelektuale, gjë që t’bën të mendosh që islami këtu, ka të ardhme!... Po e përfundoj me një thënie të të moshuarve: Kjo është nga mirësitë e Zotit…”
Xhemal Shkjau, anëtar i këshillit bashkiak Shkodër ne fjalën e tij përshëndetëse theksoi: “...ju uroj përzemërsisht për hapjen e kësaj shoqate, e cila krahas përpjekjve të myftinisë dhe të medreseve për të edukuar rininë tonë, do të ndihmojë shumë në rritjen e vlerave islame dhe kulturore në vendin tonë.”
Kryetari i shoqatës së intelektualëve muslimanë Shkodër, Selim Gogaj, përshëndeti hapjen e kësaj shoqate në qytetin e Shkodrës dhe i uroi punë të mbarë të gjithë atyre që perpiqen në
ruajtjen dhe përhapjen e Islamit në këtë qytet, në përballimin e sfidave me të cilat po ndeshen sot muslimanët në Shqipëri dhe në veçanti në Shkodër.
Xhavit Drishti, mësues i matematikës në Qendrën Kulturore “Burimi”, në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera theksoi: “…çdo foshnje që lind e don një emër, çdo foshnje që lind don përkujdesin e prindërve për t’u rritur i shëndetshëm, e kjo foshnje emrin e ka ‘Burimi’, e prindër ka besimtarët muslimanë, intelektualët muslimanë që duhet të kontribojnë me të gjitha mundësitë, për të realizuar të gjitha ato objektiva që i ka vënë vetes kjo shoqatë!”
Në fund të pranishmit morën pjesë në një koktejl duke shkëmbyer përshëndetje dhe selame me njëri-tjetrin, duke uruar mbarësi për shoqatën ‘Burimi’…
Mirsad SYLJA
Më datë 29.03.2008, në ambientet e Grand Hotel Europa, u organizua në qytetin e Shkodrës promovimi i shoqatës më të re kulturoro-edukative, ‘Burimi’.Merrnin pjesë funksionarë të lartë të institucioneve vendore, si prefekti i qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, anëtarë të këshillit bashkiak, myftiu i Shkodrës H. Ndriçim Sulejmani, profesorë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, të ftuar nga Tirana, etj.
Shoqata Kulturore, humanitare "BURIMI", ne vazhden e aktiviteteve te saje bamirese, organizoi takimin me jetimet e rrethit te Shkodres, ne Bar Restorant "Hysa", ne te cilen u bene ndarjet e ndihmave ekonomike dhe dhuratava te ndryshme...
Për realizimin e këtij aktiviteti falenderojme mbeshtetjen qe na ka dhene Myftinia Shkoder dhe konkretisht Myftiu Ndriçim Sulejmani si dhe te gjithe ato individe te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per mbarvajtjen e ketij projekti.


